Arstistet Majlinda Spiro dhe Xhejsi Kalziqi sjellin tingujt e magjishëm të flautit në Termat Romake të Durrësit

23 Gusht, 12:40| Përditesimi: 23 Gusht, 13:01

  • Share

Muzika e flautit e dy instrumentisteve të talentuara Majlinda Spiro dhe Xhejsi Kalziqi u fali një tjetër magji Termave Romake të Durrësit, mbrëmjen e së enjtes.

Pas mbylljes disavjeçare, artdashësit u rikthyen në këtë monument të kohëve antike tëë Dyrrahut. Instrumentistet Spiro dhe Kalziqi sollën një repertor të pasur, me pjesë muzikore, të kompozitorëve të famshëm C. E. P. Bach, W. A. Mozart dhe S. Mercadante, duke dhuruar përmes tingujve të flautit shumëçka nga magjia që muzika e mirë krijon në çdo ambient, qoftë sallë koncertore apo rrënoja antike.

 

“Shpresoj që të lidhim artin tonë me trashëgiminë tonë shumë të jashtëzakonshme kulturore, t’i japim publikut një ndjesi shumë të këndshme, të shikojmë me respekt të kaluarën, të reflektojnë dhe gjithashtu të ecin me shpresë për të ardhmen. Muzika ka një veti, që bashkon njerëzit, jep mesazhe pozitive dhe i mbush njerëzit me emocione dhe me shpresë, që të bëhen çdo ditë e më të mirë”, tha flautistja Majlinda Spiro.

“Është një emocion i veçantë për vetë faktin se për herë të parë luajmë me ish-pedagogen time dhe për mua është vërtet një nder dhe fat. Ashtu si vetë tingulli i flautit, ashtu do të gërshetohet me termat antike.” Xhejsi Kalziqi.

 

Për me se një orë, artdashësit durrsakë, por edhe turistë të huaj ndoqën me mjaft interes koncertin “Magjia e flautit” dhe duartrokitën interpretimin virtuoz të dy instrumentistëve.

Ndërsa Termat Romake, të zbuluara rastësisht në vitin 1960, ndodhen në themelet e Qendrës Kulturore Durrës dhe ruajnë rigorozisht stilin romak të kohës, kur u ndërtuan.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?