Ndeshja e javës së 26-të në Bundesligë mes Bochum dhe Eintracht Frankfurt është shtyrë me 50 minuta, kjo për shkak të një arsyeje të çuditshme. E programuar për të filluar në orën 15:30 të kësaj të diele, dueli filloi me vonesë.
Tifozët e Eintracht Frankfurt kishin shpalosur banderolat gjigante, duke zënë edhe pjesët e daljes së emergjencës në stadium, teksa nuk pranonin t'i largonin për minuta të tëra. Daljet e emergjencës për autoambulancë dhe zjarrëfikësen ishin të bllokuara dhe për këtë shkak sfida u shty.
Autoritetet dhe organizatorët bindën tifozët miq dhe ndeshja nisi me 50 minuta vonesë. Kjo duket një shenjë proteste nga ultrasit për shkak të çmimeve të larta të biletave.
Der Anstoß zwischen Bochum und Frankfurt verzögert sich. Weil Fanbanner der Gäste einen Flucht- und Rettungsweg in den Innenraum versperren, pfiff Zwayer die Partie nicht an. Als mehrere Durchsagen erfolglos blieben, schickte der Unparteiische beide Teams in die Kabinen.#sge pic.twitter.com/q5VBbXpJzg
— Sky Sport (@SkySportDE) March 16, 2025
Komente
