Adele

VIP & Spektakël

Arsyeja e ndryshimit drastik të këngëtares Adele

16 Janar 2020, 14:52| Përditesimi: 16 Janar 2020, 15:04

  • Share

Ndryshimi drastik i këngëtares Adele ishte në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë.

Këngëtarja 31-vjeçare u shfaq në pushimet me  Harry Styles e James Corden para Vitit të Ri shumë ndryshe, saqë shumë nuk e njohën.

Adele ruajti një dietë të rreptë, rutinë fitnesi dhe Pilates me kohë të plotë.

Deri më tani nuk dihej arsyeja e ndryshimit të këngëtares, por një burim për “People” tha se ajo ndryshoi për djalin e saj 7-vjeçar Angelo të cilin e ka me ish-partnerin Simon Konecki.

Ajo arriti në atë pikë sa u ndje më  mirë. E dinte që duhej të ndryshonte diçka sepse donte të ishte nëna më e shëndetshme", u shpreh burimi.

Adele pritet që të publikojë këngë stë reja në vitin 2020  dhe është shsumë e emocionuar dhe e lumtur për të ardhmen.

"Ajo është një grua e re me të njëjtin sens humori, i do miqtë e saj dhe ndjen shumë besim", u shpreh burimi.

Në shtator, burime të shumta thanë People që Adele është e gatshme të lëshojë muzikë të re më shpejt se më vonë.

Këngëtarja është shprehur se krijimi i muzikës është i njëjtë me terapinë.

Simon Konecki dhe Adele

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?