Projekti për kulla në truallin ku ndodhet selia e PD-së

DOKUMENTI/ Arsyet e luftës Berisha-Basha për selinë blu, projekti për një mega kullë dhjetëra mln euro! PD e mohon: Është pronë publike, jo bunker i Berishës për pastrimin e parave të ortakëve të tij

12 Janar 2022, 17:38| Përditesimi: 12 Janar 2022, 22:16

  • Share

TIRANË- Arsyet e përplasjeve të dhunshme mes grupit të Sali Berisha dhe grupit të Lulzim Bashës për të kontrolluar selinë e Partisë Demokratike, në një nga zonat më të lakmueshme të Tiranës, nuk janë ato që duken. Pas luftës për jetë a vdekje të Sali Berishës për të marrë me forcë selinë e PD-së, duke dëbuar Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, duket se fshihen interesa të fuqishme për megakulla me vlerë dhjetëra milionë euro që projektohen në atë zonë. Report Tv ka zbuluar një projekt për ndërtimin e tre kullave luksoze dhe gjigante, pikërisht në vendin ku ndodhet sot selia e Partisë Demokratike, më parë Shtëpia e Oficerëve, por që u tjetërsua në vitin 2013 nga Sali Berisha, para largimit nga pushteti, në bashkëpunim me ish ministrin e Brendshëm Flamur Nokën dhe ish Presidentin Bujar Nishani.

Projekti është bërë nga një studio arkitekturore indiane, NBM Media, ndërsa përshkruhet vendi i zbatimit, mes Parlamentit, Xhamisë dhe Kishës Katolike, që përkon pikërisht me selinë e PD-së. E themeluar në vitin 1995, studioja indiane konsiderohet më e madhja në industrinë e ndërtimit në Indi dhe Azinë Jugore. (Linku i projektit).

 Në përshkrimin e projektit thuhet ndër të tjera se projekti parashikon “një hotel të klasit botëror, apartamente luksoze dhe zyra komerciale, dyqane dhe parkim të bollshëm. Për më tepër, hapësira jashtëzakonisht të larmishme në natyrë, kopshte të bukura të gjelbëruara dhe zona inovative për shikimin e njerëzve, ky zhvillim arkitektonik mahnitës me përdorime të përziera do të bëhet një destinacion historik në Tiranë, por gjithashtu do të shërbejë me krenari si vitrinë e botës”.

Duket se Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë në dijeni të këtij projekti, me të cilin publiku njihet për herë të parë. Duke pasur nën kontroll selinë e Partisë Demokratike, ata duket se kanë menduar se do të bëhej kësisoj pjesë e projektit me vlerë dhjetëra milionë euro. Nuk ka një arsye më bindëse dhe domethënëse e luftës së egër dhe përplasjeve të dhunshme në prag gjakderdhje, për të kontrolluar selinë e Partisë Demokratike. Në fund të fundit legjitimitetin nuk ta jep një godinë, por mbështetja e strukturave, mbledhjet dhe vendimmarrjet brenda kornizave të statutit.

Sali Berisha apo Lulzim Basha mund të marrin edhe një godinë më qira dhe të pretendojë secili se është kryetari i Partisë Demokratike. Por, lufta është përqendruar pikërisht për godinën shtetërore, që u rrëmbye 9 vjet më parë nga Sali Berisha, dhe për të cilën ka një projekt për një ndërtesë gjigante.

Lejen e ka dhënë Serisha pak muaj para se të largohej nga pushteti siç e tregojnë edhe dokumentet që Report Tv sjell, e ndërsa palët nuk kanë nguruar që të akuzojnë njëra-tjetrën.

 

Projektin për kulla te selia e PD e firmosi Sali Berisha

Ora 21:23
Projekt me kulla në selinë e PD, reagon Gazment Bardhi: Qesha pafund nga mashtrimi i Berishës! Nuk e mbulon dot kryqin e madh të zi nga SHBA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga Shqiptarja.com për projektin e kullave që do të ndërtohen në territorin e selisë blu. Bardhi thotë se ky është një mashtrim i Sali Berishës, i cili nuk e mbulon dot dhunën në 8 janar dhe kryqin e madh të zi nga SHBA.

‘Qesha pa fund me mashtrimin e sotëm të Sali Berisha. Na akuzon ne se po japim godinën e PD për ndërtim!!! Turp e faqja e zezë, deri ku shkon ligësia, mashtrimi dhe sajesat e një njeriu që ka humbur arsyen.

Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk zhbën dot dy të vërteta: dhunën e një organizate kriminale ndaj PD në 8 Janar, dhe konfirmimin e sotëm për vendosmërinë e SHBA për të bashkëpunuar me PD për të ardhmen e Shqipërisë dhe kryqi i madh i zi që i kanë vënë Sali Berishës prej kohësh.

Nga 18 Dhjetori ku demokratët lanë pas të shkuarën dhe zgjodhen të ardhmen, Partia Demokratike ka vetëm një mision: mbrojtjen e interesit publik dhe rikthimin në pushtet të PD, si e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.’- shkruan Bardhi.

Ora 20:03
Mero Baze: Ja pse qante dhëndri i Berishës buzë Lanës, i paskan ik kullat nga duart

Botuesi i Gazetës TemA, Mero Baze ka reaguar pas lajmeve se në selinë e PD-së, është parashikuar të ndërtohet një kompleks kullash. Ai ka komentuar me ironi lidhur me dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezin, duke thënë se "qante" pasi i kanë ikur kulla nga duart. 

“Kjo shpjegon qartë pse dhendri Berishës qan për lekë buzë Lanës. I paskan ik kullat nga duart. Vjehrri i ka bë gati dhe lejen, dhe meqë humbi pushtetin zaptoi ShQUP-in që mos të zbatohej plani pa riardhur në pushtet. Lul Basha meriton të pushkatohet me këtë gjëmë që u ka bërë, që i ka lënë pa kulla. Pak i kanë bërë më 8 janar”, shkruan Baze.

Ora 19:03
Kullë miliona euro në territorin e selisë blu, Berisha pas lajmit të Shqiptarja.com: Tregues i bashkëpunimit Rama-Basha

Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë nisur që të akuzojnë njëri-tjetrin për projektin e kullave që është publikuar në Shqiptarja.com se do të ndërtohen në territorin e selisë blu. Berisha thotë se ky projekt është tregues e Basha dhe Rama po bashkëpunojnë.

"Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.

Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD. Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP. Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen. Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama - Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar", shkruan Berisha.

Ora 18:18
Projekti për një mega kullë në ambientet e selisë blu? PD reagon pas lajmit të Shqiptarja.com: S'është bunker i Berishës për pastrimin e parave të ortakeve të tij

Pas lajmit të publikuar në Shqiptarja.com, Partia Demokratike ka mohuar që në truallin ku do ndodhet selia blu do të ndërtohen kulla. Ajo thotë se ky është një lajm për të tërhequr vëmendjen nga protestat e Sali Berishës ka risjellë edhe një herë në vëmendje akuzën që u artikulua nga Lulzim Bashës se Berisha pastron paratë e ortakëve të tij. 

"Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme. Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i rradhës i Sali Berishës. Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike. Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij", thuhet në njoftim. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Indiani prej shqiperie: 14/01/2022 11:39

    Po,pra eshte shteti qe vendos.Por nese privatizohet,vihet ne sherbim te privatit sali,prioritetin ligjor e kane ish pronaret.A mund te verifikohet nese ne kete terren ka interes gruaja e ish presidentit Bujar Nishanlliu .Eshte ai qe ka lejuar kalimin e kesaj ndertese dhe hapesira ne dispozicion te PD.Pra eshte ne konflikt interesi te dyfishte:1-si funksionar i larte sot ne PD perfitim padrejtesisht duke firmosur kalimin e pronesise nga MMbrojtjes ne perdorin te PD dhe planeve te saj.2-nese vertetohet,eshte perfituese gruaja e tij ,si trashegimtare ish pronare.

    Përgjigju
  • Illi: 13/01/2022 09:53

    Perse deputetet nuk propzojne nje ligj, qe te ndaloje nstitucionet shteterore, si p.sh. partite pilitike, gazetat etj., te cilat jane vendosur ne prona publike, qe ti privatizojne keto e ti perdorin keto prona si te ishin private?!

    Përgjigju
  • Lori: 12/01/2022 19:54

    DOLI ARSYEJA PSE ZIHEN BERISHA DHE BASHA ,,KANE HALLIN E PALLATEVE O POPULL, ,,NUK KANE HALLIN E JUAJ.....

    Përgjigju
    • Reis: 12/01/2022 22:18

      Sa budallenj qe beheni.po pak lek ka saliu.ku mbarojne leket e saliut. Saliu ska me nevoj per lek nder breza se ska ku ti coj ato qe ka.Basha eshte nuhates i madh leku.ai i shton ne opozit pale te jet ne pushtet.i pastron tek kunati.

  • Indian shqiperie: 12/01/2022 18:19

    Nuk besoj ne kete projekt.Siperfaqe e ndertimit e vogel.mund ta besojme nese do te perfshira terrenin nga pas hotel dajtit te xhamia dhe me thellesi qe prek sallen e kuvendit dhe akademise e shkencave. Se dyti,perdorimin nuk e percakton as luli as saliu.Eshte prone shteterore,jo private,e vene ne disposizione te PD per perdorim si Sali,jo pallet mbreteror.Do behen pazare?Nuk mund te paragjukohet.Pastaj ,ka edhe reagime nga ish pronaret.Po lejon e ndertimet kush e jep,saliu apo luli.Ndaj nuk e besoj.

    Përgjigju
    • Katnari: 12/01/2022 19:16

      Nqs shteti vendos te ndertoje dicka aty, ti si pronar ose merr leket ose siperfaqe tek ndertesa e re. Me teper pronari ska c'ben nqs shtetit i teket te ta marre.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?