Incidenti në Porto Palermo/ Klosi për Report Tv: Impakt negativ në turizëm, por ky vit më i suksesshëm se vjet

19 Gusht 2019, 15:26| Përditesimi: 19 Gusht 2019, 18:10

  • Share

TIRANË- Incidenti në Porto Palermo ka një impakt negativ për turizmin në vendin tonë. I këtij mendimi është Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili i pyetur nga Report Tv, komentoi ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Porto alermo, ku pronari i një lokali Mihal Kokëdhima, sulmoi furgonin me turist spanjoll.

Megjithatë për Klosin, ky mund të konsiderohet një vit i suksesshëm sa i përket turizmit në Shqipëri, ku shtoi se krahasim me një vit më parë është shtuar numri i turistëve të huaj që kanë vizituar vendin tonë.

 “As nuk diskutohet që nuk do të ketë asnjë impakt pozitiv, por është një histori ndër shumë histori që ka turizmi shqiptar, edhe ky vit shënon një vit të suksesshëm për sa i përket sezonit turistik, ka një numër të shtuar të turistëve të huaj. Në Shqipëri deri sot që flasin kanë hyrë plotë 1 milionë turistë të huaj, vetëm për muajin gusht, që është rreth 16% më shumë se sapo  e njëjta periudhë për muajin gusht të vitit të kaluar”-u shpreh ministri i Turizmit

Deklaratat Klosi i bëri gjatë një diskutimi të hapur që zhvilloi me ekspert të fushës e pedagogë të fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit të Shkencave Pyjore, për zgjerimin e parkut Kombëtar të Tomorrit dhe për apelimin e vendimit të gjykatës administrative për rifillimin e punimeve në malin e Tomorrit.

Ministri i Turizmit tha se duhet të dëgjohet mendimi intelektual i profesorëve, i ekspertëve mjedisorë, për të mos lejuar shkatërrimin e malit të Tomorrit. 

“Ne do të bëjmë një dëgjesë edhe me komunitetin në malin e Tomorrit, do të vazhdojmë mbledhjen e firmave nga të rinjtë e Beratit për një peticion drejtuar institucioneve shtetërore. Do të marrim një vendim të shpejtë të këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit për të miratuar zgjerimin e hartës së parkut kombëtar të Tomorrit,do të marrim një vendim qeverie për ta rishpallur Park Kombëtar zonën e Tomorrit. Ne do të vazhdojmë ankimimin gjyqësor për procesin e fundit të gjykatës së apelit administrative të Tiranës, por njëkohësisht do ta rishpallim zonë të mbrojtur parkun Kombëtar të Tomorrit”-tha Klosi.

Nga dita kur Gjykata Administrative bëri publik vendimin që “rrëzoi” VKM-në për shpalljen e Malit të Tomorrit, Zonë të Mbrojtur,ekspertët e mjedisit në Ministrinë e Turizmit kanë nisur punën për skanimin e të gjitha Zonave të Mbrojtura nga veriu në jug, për të kuptuar rëndësinë e vlerave të vërteta mjedisore dhe turistike.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?