Besim Hajdarmataj

Arsyetimi/ Pse SHBA-BE nuk e duan Besim Hajdarmatajn në drejtësi: Dyshojmë se ka marrë ryshfet për sabotimin e dosjeve

7 Dhjetor 2019, 10:24| Përditesimi: 7 Dhjetor 2019, 13:50

  • Share

TIRANE- Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut, në datën 4 dhjetor, i kërkuan Komisionerit Publik që të ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i njohur për përplasjet me ish-kryeprokuroren Arta Marku si dhe i përfolur për kalimin në duart e PD të përgjimeve në dosjen 184. Po pse përfaqësuesit e ONM kërkojnë një Veting të dytë për Besim Hajdarmatajn dhe nuk janë dakord për kualifikimin e tij në detyrë, për të qenë pjesë e drejtësisë së re? Në rekomandimin për rikthimin e Hajdarmatajt në Veting, thuhet ONM shpreh dyshime se prokurori ka marrë ryshfet në këmbim të sabotimit të dosjeve, ndonëse këto dyshime mbetet për t’u provuar. ONM u referohet disa denoncimeve anonime, të cilat bënë që Komisioni i Vetingut, të rihapte edhe një herë hetimin ndaj prokurorit. “Ankesat ngrinin dyshime se çështjet ishin prishur me vullnet në këmbim të përftimeve financiare”, thekon ONM. 

ONM i referohet kryesisht një çështje të vitit 2010 kur Hajdarmataj ishte drejtues i Prokurorisë së Kurbinit si dhe katër dosjeve të trafikut të drogës. Në vitin 2010, Hajdarmataj, në atë kohë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit ka regjistruar procedimin për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 235/1 dhe 277 të Kodit Penal. Nga momenti i regjistrimit të procedimit penal, datë 7.5.2010, deri në momentin kur është vendosur pushimi i hetimeve, në datën 27.7.2011, pas 1 viti, 2 muaj dhe 20 ditë, nga prokuroria nuk është kryer asnjë veprim tjetër procedural. Të vetmet veprime janë ato të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin në datat 4 dhe 5 maj të vitit 2010. Sipas Komisionit të Vetingut ky veprim nuk është i mjaftueshëm për ta ndëshkuar prokurorin. Komisioni i Vetingut ka vendosur ta dërgojë këtë dosje për verifikim tek Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, i cili nuk është ngritur ende. Por, ndryshe mendon ONM, i cili kërkon që çështja të shqyrtohet nga Kolegji i Apelimit. 

Sipas ONM bëhej fjalë për një grup personash që kishin kërcënuar një ekip të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, për të mos sekuestruar disa makineta të lojërave të fatit në Laç. Makinetat ishin vjedhur. OMN thotë se Hajdarmataj ka bllokuar hetimet dhe më pas ka mbyllur çështjen, kur çështje duhej të hapej. Sipas ONM nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore, por me një vepër penale serioze. Dosja tjetër e shqyrtuar nga ONM ka të bëjë me kapjen nga policia të 11 ton kanabis në Përmet në 2017. Kjo çështje nuk është hetuar nga Hajdarmataj, por ONM ka vënë në dyshim rolin e tij si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka bërë një hetim të dobët, duke mos u thelluar për të zbuluar se kush fshihej pas. Edhe kjo çështje ONM kërkon që të shqyrtohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. 

Gjithashtu, ONM ka ngritur dyshime se si ka mundësi që Hajdarmataj nuk ka një banesë të tij, por jeton në një banesë me vëllanë, familjen e tij, nënën dhe motrën. ONM kërkon që të qartësohet raporti i prokurorit me këtë banesë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Komisioneri Publik do ta pranojë rekomandimin e ONM për të ankimuar vendimin e KPK për konfirmimin e në detyrë të Hajdarmatajt në Kolegjin e Apelimit. Deri më sot, Komisioneri Publik i ka pranuar të tetë rekomandimet e ONM për ankimime vendimesh për konfirmime në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me të cilëve edhe vendimet për ish-kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, të shkarkuar më pas nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Arsyetimi i ONM për moskonfirmimin e Besim Hajdarmataj

(Kliko këtu për të lexuar arsyetimin e plotë të ONM për Besim Hajdarmataj)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lori: 11/12/2019 20:08

    Ne shqiperi gjithmone luftohet ai,qe punen me ndershmeri.Ata qe jane te korruptuar e me pasuri marramendese,ata qe i kane grate ne poste kancelare e drejtoresha e kalojne pa problem.Keta qe luftojne kriminelet,deputete e korruptuar,se kalojne normal.Jemi ne Shqiperi ketu ai qe ka para ka pushtet.

    Përgjigju
  • demi: 07/12/2019 20:38

    Kjo eshte e vertete, ky eshte nje fundrine qe e ka te shkruar ne balle,ushtar i Sales.....

    Përgjigju
  • arta: 07/12/2019 15:56

    mjafton te hedhesh nje sy tek shtepia e elona shehut, sekretares se tikut ky eshte vendbanimi i hajdarmatajt vitet e fundit teksa shtyn netet e tij me arten gezimin dhe femijen e vogel. aty kane shkuar parate, ose mjafton te shohesh udhetimet e tij nderkombetare dhe kombetare me sekretaren e tikut.

    Përgjigju
    • klodi: 07/12/2019 21:01

      Kjo eshte ajo.. qe e moren me radhe... me Tikun ne krye.. dhe ne fund ia ngecen ketij gjysmakut

  • www.youngtribune.com: 07/12/2019 13:06

    Shpresa e fundit e Sali Berishes per te pas fijet e tij ne prokurori.

    Përgjigju
  • rezi: 07/12/2019 11:31

    kjo bën muuuuu...që ai ka shkelur të gjitha procedurat, 1 vit pa bërë asgjë, c'prokuror është ky? Nuk do mënd e kalem.

    Përgjigju
    • Lori: 11/12/2019 20:12

      Po kjo Donika me Arten qe ka 2 vite,ca bene prishen dosjet e pokitikaneve ministrave,zhduken provat.E tani i ngrijne edhe ne detyre per sherbimin e mire qe ju bene partise.Rrofte Edi me 2 ndrikullatat.Mjere shqiptaret ku jetojne

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?