Kultura

Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike

23 Dhjetor 2024, 12:39| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 13:45

  • Share

1 Tinguj plot ritme, energji dhe festime. Kjo është ajo ofron edicioni i katërt i “Grinchmas– Alarmi i Tërbuar Underground. Mbrëmja e 24 dhjetorit do të sjellë në zemër të qytetit e pikërisht në sheshin “Skënderbej”, muzikës më të mirë elektronike.

2 Artikuj vintage, disqe vinili, punime artizanale të bëra me dorëku, muzikë, ushqim, pije etj. ofrohen te Pazari i Ri më 24 dhe 25 dhjetor në “Thrift Fest” te Pazari i Ri në Tiranë.

3 Krishtlindjet vijnë me me muzikë live te “Oborri Shkodran” në Shkodër mbrëmjen e 24 dhe 25 dhjetorit me këngëtarët Eduard Jubani, Hajro Pepaj dhe Klinsmann Llazani.

4 Tregu i Krishtlindjeve vijon të jetë i hapur te “Pazari i Ri” në Tiranë deri në 31 dhjetor, për të bërë pazaret e fundvitit, për të shijuar ushqimet festive, pije të ndryshme, muzikë dhe shumë filma.

5 “Salloni i Vjeshtës – Edicioni 18” është ekspozita në grup e 75 artistëve, që vijon të qëndrojë e çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër.

6 Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” vijon të qëndrojë e çelur te “Galeria e Arteve Digjitale” në Korçë.

7 Ekspozita “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” vijon të qëndrojë e hapur te Muzeu i Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

S.G/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?