Artan Fuga në Komisionin e Medies: 6 propozimet e mia për projektligjin e 'Akademisë së Shkencave'

10 Korrik 2019, 18:05| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 18:31

  • Share

Akademiku Artan Fuga i ftuar në një seancë dëgjimore në Komisionin e Medies shprehu propozimet edhe idetë e tij, për reformën në Akademinë e Shkencave. Propozime këto, që prej tij, kanë rreth dhjetë vjet që i ka shprehur, por janë censuar nga ky institucion. Fillimisht akademiku bëri një përmbledhje të të gjithë hallkave në të cilat ka kaluar gjatë dy vjetëve reforma në Akademinë e Shkencave. Procedura,

“Përsa i përket procedurave gjykoj se projektligji që ju ka ardhur nga grupi iniciator nuk respekton vlera të parlamentarizmit shqiptar. Projektligji i paraqitur është, i cili në përmbajtje është i dështuar, si frymë, edhe si parim edhe mision. Nuk është e rastit, që ASH ka provuar që nuk e bën dot këtë reformim, sepse ajo akademi është drejtuar në atë mënyrë, që ka ardhur deri në ditët e sotme, si një institucion që nuk përmbush pritshmërinë e publikut apo të komunitetit shkencor. Unë nuk kam qëndruar vetëm tek kritika në parim apo nen për nen, por kam bërë edhe një propozim intim në një broshurë, projekt, që nuk e konsideroj as perfekt, por si një pistë të re për t’u diskutuar. Asnjë mendim apo ide që kam bërë nuk është marrë parasysh nga grupi i punës. Nëse do të gjeni vetëm një element unë do të tërhiqesha në tërë linjën. Për herë të dytë Akademia e Shkencave bën zgjedhje të paligjshme, ku një kryetar parti është kandidat”, shprehet akademiku Artan Fuga.

Përmbajtja e projektligjit e paraqitur nga grupi iniciator, që e ka bërë projektligji i thirrur nga MAS, sipas Fugës, ka probleme të mëdha në strukturë edhe në formulimin e neneve.

 “Ky ligj është në kundërshtim me ligjin e Arsimit të lartë edhe të Shkencës në Republikën e Shqipërisë, të paktën në 10 pika... Të gjitha funksionet që i kanë dhënë akademikut janë në kundërshtim me ligjin...”, vijon akademiku.

Akademiku Fuga u kërkon deputetëve që të konsiderojnë të vlefshme vetëm dokumentet që u ka dorëzuar ai, pasi rezultojnë edhe dokumente që nuk i ka bërë ai. Ai ndali tek disa nga pikat që konsiston propozimi i tij, që mund t’i jap zgjidhje situatës në ASH.

“Së pari, ASH mendoj se ASH ka vend që të jetë e Shkencave edhe teknologjisë, pasi vendi ynë nuk krijon dot shkencë të mirëfilltë. Jam për një zgjerim të konceptit. Jam për një rinovim edhe dinamikë të brendshme të ASH. Së dyti, kërkuesi shkencor është edhe në ASH nëse zgjidhet, del në pension në kërkim shkencor del edhe në ASH. Mund të jetë edhe dy vite, edhe pastaj vazhdon jetën e vet, duke u trajtuar siç e meriton për kontributin që ka dhënë. Së treti, jam për një hapje të akademisë drejt komunitetit, s’jam që ASH të ketë pesë veta në ASH të paguar. Jam për dy akademikë që mund të punojnë atje, pjesa tjetër që vijnë japin kontributin e tyre. Veç ASH të rregullt kam propozuar akademikë korrespondent, të cilët s’kanë nevojë për t’u paguar edhe marrin pjesë në projekte. Jam për ta ç’burokratizuar ASH-n. Pse ka frikë ASH ta pranojë këtë gjë? Jam që akademikët të mos marrin shtesë pagese, por shtesë page, me kusht që ajo të jetë e matur me punë. Së pesti, kam një pozicionim të ASH-së. Atë kaos që krijohet atje, që nuk kuptohet se çfarë është ASH, kam një propozim që në përputhje me ligjin e Arsimit të lartë ASH ka objektivat e veta, si përpunimi i gjuhës shkencore, reflektimi i komunitetit mbi proceset e shkencës, marrëdhëniet e shkencës me shoqërinë etj. Jam që ASH të jetë metashkencë, një shkencë e nivelit të dytë edhe të tretë, një reflektim mbi proceset e shkencës edhe të teknologjisë mbi Shqipërinë e sotme. E gjashta, tetë produkte vjetore që ASH i detyrohet shoqërisë edhe komunitetit. Jam që ASH të përcaktojë se çfarë produktesh jep, përse është atje, jo të propozojë gjëra që janë në kundërshtim me ligjin” shprehet Fuga.

Përpos që akademiku Artan Fuga ishte i vetëm përballë anëtarëve të Komisionit të Medias. nuk munguan as sugjerime të çuditshme, sikundër ai i deputetit të opozitës së re në parlament, Valter Haliti, i cili i tha akademikut se nuk ka nevojë të pyesë deputetët e mazhorancës për projektligjin e ASH-së, pasi mund të flasë me nipin e tij, i cili mund ta bindë me shpejt Ramën.

“Kjo është Akademia e Shkencave dhe të mos bëjmë të njëjtin gabim që bë Rama që ta trajtojmë mazhorancë-opozitë. Nuk ke nevojë të thuash asgjë Eglantina Gjermenit, apo Lindita Nikollit. I vetmi njeri që i hedh trutë Ramës është nipi juaj. Fol me nipin dhe hajde të flasim për reformat. Ju e keni problemin familjar”, u shpreh Valter Haliti.

Projektligji për Akademinë e Shkencave do të shqyrtohet edhe nga grupet e tjera të interesit, para se të miratohet në parlament.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?