Foto ilustruese

Opinion

Artan Fuga: Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

3 Gusht, 14:39| Përditesimi: 3 Gusht, 14:41

  • Share

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën!

Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë "me punu", por "edhe me "u penduar".

Në rrënjët latine, psh në frengjisht "peine"do të thotë mundim, ndëshkim, pendim, punë.

Në shqip është ruajtur, mendoj lidhja e vjetër e kuptimeve të fjalëve. Punë, penu, me u penu, penduar.

Në gjuhët latine fjalët u ndanë, u nda puna nga pendimi, nga ndëshkimi. Puna u quajt nga fjalë të tjera.

Lavoro,

Travail

edhe në anglisht:

Work,

kurse shqipja e ruan sepse duke qenë e izoluar mbetet shumë burimore, ruan vjetërsinë e fillimeve

punë, penu, -pendu - penal (ndëshkues)

Izolimi shekullor i jep shqipes forcë vjetërsie, por edhe një lloj entropie linguistike, ku ka fjalë që duke e qenë e njëjta kanë pa fund kuptime të ndryshme.

Fjala penal, sigurisht në rrënjë ka lidhje me fjalën që në shqip^e themi "punë".

Edhe penality, penalité,

madje edhe fjala penallti në futboll, edhe kur themi për ndonjë tip çmendaniku se ai është me penallti në tru, fjala ka lidhje "me punu", "me u penue".

Nuk po them se shqipja është fillimi i gjithë gjuhëve. Kujdes. Po them se vjetërsia e prejardhjes, origjinës, dallohet.

Përkthyesit evropianë do të hanë dynjanë kur ta përkthejnë.

Kurse këta që përkthejnë ligje, i bëjnë çorap të gjitha në shqip.

Ikni mo bëjeni si mbreti Zog, merrni një kod penal nga ndonjë vend evropian, italian, a gjerman, a belg, a francez, dhe përkthejeni. Të kënaqur do të jemi!

Prisni të shpikni rrotën!

Po ne nuk kemi kulturën fillestare të së drejtës romake, a konceptin e së drejtës të përpunuar më herët nga filozofët e mëdhenj helenikë, juristët tanë s'dinë latinisht,

do bëjmë ligje ne?

Merrni një dhe përktheheni. Kaq e thjeshtë është o rob Zoti!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?