Bashkëshorti i ish ministres Xhaçka, Artan Gaçi sërish në SPAK

3 Maj, 12:58| Përditesimi: 3 Maj, 13:33

  • Share

Biznesmeni Artan Gaçi, bashkëshorti i ish ministres së Mbrojtjes Artan Gaçi është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se marrja e tij në pyetje nisi prej orës 09:00 dhe vijoi deri rreth orës 12:40 minuta

Pasi ka dalë nga godina, ai nuk ka pranuar të flasë për mediat.

Thirrja e tij në SPAK vjen në kuadër të hetimeve ndaj ish kryebashkiakut Jorgo Goro, tashmë i arrestuar pasi dyshohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë ka shpërdoruar detyrën në dy raste, ku  përmes dokumenteve të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme në bregdet, të cilat, pas disa transaksioneve, i kaluan sipërmarrësit Artan Gaçi  për të ndërtuar një kompleks turistik në bregdetin e Dhërmiut.

Kjo është hera e dytë që Gaci thirret në SPAK pas thirrjes në tetor 2023, ndërsa në prill 2024 GJKKO me kërkesë të SPAK vuri në sekuestro edhe sipërfaqen prej 5080 m2, pjesë e 10 mijë metrave katrorë ku Artan Gaçi do të ndërtonte kompleksin turistik në fshatin Gjilek - Dhërmi të Himarës.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?