Kronikë

Artan Hoxha: Ibrahim Lici ka ikur nga Shqipëria! Lufta që mund të shpërthejë në burgje mes dy fiseve

26 Prill 2019, 14:23| Përditesimi: 26 Prill 2019, 16:51

  • Share

Gazetari investigativ Artan Hoxha, tha se Ibrahim Lici, 26 vjeç, që dyshohet të jetë ekzekutori i vëllezërve Bilali më 30 mars në Shkodër, është arratisur nga Shqipëria. Në një koment në studion e Report Tv, gazetari Hoxha tha se Lici ka dalë jashtë vendit. Ai tha se shumë shpejt pritet të zbardhen edhe një sërë vrasjesh në kryeqendrën e veriut, që kanë sjellë krimet në seri mes fiseve Lici dhe Bajri në Shkodër.

Gazetari tha se Ibrahim Lici është vëllai i Muhamed Licit, i arrestuar dhe i dënuar pas operacionit të RENEA-s më 5 mars 2017 në zonën e Shirokës për gjobëvënie. Në këtë aksion u shoqërua edhe Ibrahimi - tha Hoxha.

"Grupi mbante në kontroll dy nga tregjet në Shkodër. Të gjithë tregtarët e tregjeve paguanin një tarifë mujore ndaj këtij grupi, një tarifë deri diku e përballueshme. Kur u godit grupi tregtarët kërkuan të liroheshin se me polici private nuk ishin të sigurt, dhe do u kushtonte më shumë", u shpreh gazetari investigativ.

Muhamed Lici u dënua me 13 vjet burg, përfitoi gjykim të shkurtuar, kujtoi gazetari Hoxha, teksa tha një detaj të fortë. "Ai mbahet nën masa të rrepta sigurie, që të parandalohet mundësia e goditjes së tij gjatë kohës që është në burg. Sepse në burgjet shqiptare ndodhen anëtarë të të dyja grupeve rivale", u shpreh gazetari.

Ai shtoi më tej se personi që ka qëlluar ndaj vëllezërve Bilali, dyshohet të jetë Ibrahim Lici, ndërsa dy të arrestuarit e tjetër, dyshohet të kenë qenë me të.

Rreth 1 muaj nga vrasja e dyfishtë e vëllezërve Bilali në qytetin e Shkodrës, Policia arrestoi dy nga autorët që dyshohet se kanë marrë pjesë në ekzekutimin në derën e shtëpisë të Astrit dhe Brahim Bilalit, 59 dhe 61 vjeç, ngjarje e ndodhur më 30 mars 2019.

Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit "Bajri" në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet që pikërisht lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës në këtë përplasje.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taip: 27/04/2019 11:59

    sa keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?