Sport
Top 24

Artan Hoxha: Ju njoh me futbollin bio shqiptar, karate dhe vaterpolo, adrenalina në maksimum...(VIDEO)

17 Dhjetor 2018, 07:23| Përditesimi: 17 Dhjetor 2018, 14:42

  • Share

Gazetari Artan Hoxha sjell pamje nga ndeshja mes Orikut të Orikumit dhe Tomorit të Beratit, e cila përfundoi 1-0, ndeshja u zhvillua në një terren, që i ngjante një kënete dhe ku kishte brenda karate, kickboxing, madje dhe vaterpol.

STATUSI I PLOTË I ARTAN HOXHËS
Futboll bio shqiptar, madje dhe vaterpol, adrenalina në maksimum...

Kategoria e pare, java e 13-te, grupi B.

ORIKU i Orikumit vs TOMORRI Beratit 1-0

Ndërsa në ekranet e TV-ve shqiptare sapo kanë nisur emisionet sportive të së dielës mbrëma më kronikat e bukura të superligës, komentet dhe analizat e specialistëve, po sjell dy video dhe foto ekskluzive të kategorisë së parë të organizuar nga FSHF.

Mbase ju kam mësuar keq duke u sjell video nga ndeshje Champions lLague kohët e fundit, me Barcelone, Real, Juventus apo Manchester United, por ndeshje si kjo ju siguroj qe nuk keni parë në ekranet tona sepse kamerat e supersport nuk shkojnë kurrë aty.  Spektakël i paparë, në një biletë ndeshje futbolli, ke brenda edhe shumë sporte të tjera, karate, kickboxing, madje dhe vaterpol.

Në gjysmën e ndeshjes është krejt errësirë, gati ka rënë nata, sepse FSHF i nis ndeshjet në orën 14:00 në mes të dhjetorit. Topi mezi dallohet, fusha është kthyer në kënetë, vijat kufizuese të fushës u zhdukën që në nxemje dhe gjyqtarët vendosin me hamendje. Shqelma, grushte me shumicë, por gjyqtari e ka harruar kartonin e kuq në dhomat e zhveshjes, jetën e jep po kartonin e kuq s'e jep....

E megjithatë me variantin taktik “bjeri ti bjem” Oriku i mori 3 pikë....Dhe kryekomentatori me taborrin e komentatorëve që hyjnë në stadium gjithnjë pa biletë, do vazhdojnë të na e shesin sapunin për djathë, pra do mbrojnë “produktin” alla FSHF që ecën përpara nga fitorja në fitore...

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • derrziu: 17/12/2018 15:42

    Mire se te vini ne ALBANistaN vendi ku lulzon sporti , kultura e arti . lum ne me te paaftit e sportit Duket ,vironet e tjere e tjere

    Përgjigju
  • Ilir: 17/12/2018 10:01

    Edhe per te qeshur.. edhe per te qare. Jetojme ne 2018 por duken pamje si ne 1945. Asaj pamje qe vetem futboll smund ta quash i shtohet dhe edukata ne tribun qe te ngjan me nje proteste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?