Artan Lame prezanton drejtoreshën e re të Kadastrës së Korçës, Besa Spahon

19 Shtator 2020, 13:10| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 13:27

  • Share

Besa Spaho, është  drejtoresha e re e Kadastrës së Korcës, prezantuar ditën e sotme nga kreu i Kadastrës Artan lame. Artan Lame tha nga Korça se prezantimi i Besa Spahos,drejtoreshës së re të Kadastrës, u bë në ambientet e reja të saj, ndërsa qyteti ka më shumë probleme në fushën e ilegalitetit në ndërtime dhe zënien e tokës.

Lame ka sjellë për të pranishmit një dokument të vjetër të vitit 1944, ku sipas rregullit të atëhershëm ndalohej që të merrnin ujë të pijshëm prej tubave të rrugëve publike, ata që nuk kishin lejen përkatëse. Ai u bën thirrje të gjithëve që të mos ndërtojnë pa leje në Korçë, pasi shumë banorë po i kryejnë këto veprime të paligjshme.

"Kohët e fundit një pjesë e drejtorive të kadastrës kanë kaluar në proces rikonstrkturimi. Në rang republike Korça ka më pak problematika në fushën e ilegalitetit në ndërtime dhe zënien e tokës. Po ju sjell pjesë nga një dokument që mban datën 21.11.1944. Po vihet re se shumë banorë te këtij qyteti po ndërtojnë pa pasur leje të posaçme nga ana e këtij këshilli dhe pa u respektuar plani përkatës. Duhet të ndaloni çdo ndërtim që nuk do të ketë lejen e seksionit botor të këtij këshilli. Veçanërisht të ndalohen ata që pa pasur leje me të shkruar prej këtij këshilli të marrin ujë të pijshëm prej tubave të rrugëve publike. Gjithashtu në shumë rrugë të qytetit janë grumbulluar dhera e plehra që dëmtojnë shëndetit e popullit dhe për këtë duhet të merrni një masë të shpejtë. Pra në qytetin e çliruar vetëm prej pak ditësh nga tërheqja e gjermanëve, këshilli i Korçës shqetësohej për procesin e rindërtimit të qytetit të shkatërruar nga lufta,të respektohej plani urbanistik.

Dokumenti i 1944-ës

Respekt për një popull të tillë. Korça është një qytet që i mëson të gjithë shqiptarëve se çfarë është qyteti,në këto kushte i takon çdo qytetari të respektojë dhe të japë kontributin e vet për ta ruajtur këtë. Procesi i legalizimeve në Korçë ka ecur jo keq, por tashmë duhet shkuar drejt përmbylljes së këtij procesi. Për shembull në territorin e bashkisë Maliq, që është në fazën e përmbylljes së procesit të legalizimeve. Në këtë mënyrë do të vijojmë edhe në të gjitha njësitë e tjera administrative dhe bashkitë e tjera në qark.

Por problemet më të mëdha të pronave ky qark,në të gjithë trevën përbërëse nga Maliqi në Kolonjë i ka në tokë. Kur them këtë nuk e kam fjalën për zënien e tokës se në Korçë nuk është problem zënia e tokës, por me certifikimin e tokës me pajisjen masive të fshatit me certifikimin. Në këtë qark procesi i zbatimit të ligjit 7501, janë shpërndarë rreth 36500 AMPK. Pjesa dërmuese e tyre janë ende të pa certifikuara dhe kjo përbën sfidën më të madhe të këtij institucioni në vijim. Sfida e madhe është certifikimi i tokës bujqësore. Korça dhe treva e saj është metropoli i Shqipërisë juglindore,për t'iu përshtatur këtij statusi duhet një ritëm tërësisht i ndryshëm pune. Prezantimi i Besa Spahos,drejtores së re të Kadastres, u bë në ambientet e reja e cila sapo i është dhënë kadastrës së Korçës nga qeveria", tha Lame. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?