Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi

Artan Mërgjyshi zgjidhet trajneri i ri i Laçit, e nis me Superkupën: Do e themi fjalën tonë

7 Gusht 2018, 14:09| Përditesimi: 7 Gusht 2018, 14:11

  • Share

Klubi i Laçit, pak ditë para Superkupës dhe fillimit të sezonit të ri, ka vendosur për emrin e ri të pankinës. Artan Mërgjyshi do të drejtojë ekipin kurbinas në sezonin e ri.

“Po, është e vërtetë. Sapo konkluduam detajet e fundit me presidentin Pashk Laska. Shumicën e futbollistëve i njoh. Do ta nisim me Superkupën, ku duam të sjellim një tjetër trofe në Laç.

Gjatë këtyre dy javëve deri në startin e ri të sezonit do të bëjmë edhe afrime në skuadër, aty ku skuadra ka më shumë nevojë. Laçi do të vijojë ta thotë fjalën e vet, si në kampionat, ashtu dhe në kupë” – është shprehur Artan Mërgjyshi për “Shqiptarja.com”.

Mërgjyshi është një njohje e vjetër për Superioren, ku ka drejtuar shumë ekipe, nga ku përmenden Dinamo, Kastrioti, Besa, Apolonia, por edhe Korabi.

Pozicioni i trajnerit tek Laçit kishte mbetur vakant, pas aventurës europiane, ku ishte vendosur trajneri shqiptar Besnik Prenga, i cili deklaroi se kishte ardhur vetëm për ndeshjen në Europa League.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?