Artan Shkreli

Artan Shkreli emërohet drejtor i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, zëvendëson Agron Hysenlliun që u nda nga jeta prej COVID

28 Dhjetor 2020, 18:22| Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 20:51

  • Share

TIRANË- Artan Shkreli është emëruar si drejtori i ri i Institutit të Ndërtimit në Tiranë, pasi Agron Hysenlliu ndërroi jetë nga COVID-19. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë Report Tv.

Ndërkohë, referuar të njëjtave burime mësohet se në vendin e Shkrelit si zv. ministër i Infrastrukturës është emëruar Gjergj Simaku.

Agron Hysenlliu ndërroi jetë në 15 dhjetor si pasojë e COVID-19. Ai ishte i shtruar prej mëse një jave në spitalin "Shefqet Ndroqi" ku fatkeqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-in. Hysenlliu ishte inxhinieri i cili u mor me inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • $$$$$$$: 29/12/2020 07:20

    Legeni rames...

    Përgjigju
  • Qytetar: 28/12/2020 21:22

    Shkreli eshte intelektual , bravo suksese

    Përgjigju
  • Patrioti: 28/12/2020 20:21

    Shume mire keni bere. I keni varur ujkut melçite ne qafe!

    Përgjigju
  • Viktime e INT: 28/12/2020 19:07

    Vdekje hysenlliut mori me vete gjithe korrupsionin e prishjeve te banesave ne DURRES Duke LUAJTUR me DS te kjo prishet dhe kjo nuk prishet le te hyje HAJDUTERIT per te vjedhur SHTEPITE Zoti eshte i moll dhe ndeshkon .I uroj me pune te MBARE drejtorit te ri te INT dhe te shikohen gjerat me profesionalizem dhe jo me plane korruptive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?