Çajup Selimi
I penduari drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi në qershor të 2021 në Tepelenë, në derë të shtëpisë.
Zbardhet vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë në qershor 2021
Biznesmeni Çajup Selimi u vra në derë të shtëpisë në Tepelenë në lagjen ‘15 shtatori’. Si ndodhi vrasja e biznesmenit? Report Tv ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, ku Çajup Selimi, i cili ndodhej në banesën e tij në një pallat në lagjen "15 shtatori" në Tepelenë është thirrur nga një person në katin e parë për të zbritur poshtë. Në këtë moment 52-vjeçari ka dalë nga banesë për të shkuar poshtë, por një person tjetër po e priste me armë në katin e dytë, duke e qëlluar 2 herë me pistoletë, ku një prej plumbave e ka kapur në zemër duke rezultuar fatal për të. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Selimi rezulton pronar i një biznesi në qytet, ndërsa më parë ka qenë i përfshirë edhe në disa konflikte për çështje konkurrence.
Lajmi kryesor:
Pendohet anëtari i bandës së Laert Haxhisë, zbardh 6 vrasje të bujshme! Nga pengmarrja te eliminimi i anëtarëve të grupit të Aldo Bares, të gjitha ekzekutimet (Emrat)
M.Q./ReportTv.al