Mikel Arteta

Arteta hedh poshtë zërat për largim: Arsenali është vendi i duhur

30 Janar, 16:47| Përditesimi: 30 Janar, 16:48

  • Share

Mikel Arteta nuk do largohet nga Arsenali në fundin e sezonit. Trajneri i "Topçinjve" ka përgënjeshtruar të përditshmen Sport në Spanjë, që dy ditë më parë foli për një largim të teknikut në qershor.

Përpara ndeshjes me Nottingham në Premier League, Arteta ka sqaruar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori.

"Nuk mund ta besoja, nuk ka burim. Nuk ka asgjë dhe mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur flitet për gjëra personale. Tregoj shumë kujdes kur flas publikisht rreth gjërave të mia personale dhe kur dikush publikon një deklaratë sikur e kam thënë unë, më mërzit shumë. Unë jam në vendin e duhur dhe me njerëzit e duhur! Jam i përqendruar në këtë udhëtim fantastik me këtë klub, këta lojtarë, stafin dhe njerëzit tanë e ka shumë, shumë për të bërë ende", tha ai për këtë temë.

Fill pas njoftimit të Xavit për largimin nga Barcelona në fundin e sezonit, emri i Artetës u lidh me një kalim në Spanjë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?