Sociale

‘ArtExplorer’ në bregdetin e Durrësit, do rikthehet si një ekspozitë lëvizëse me perlat e Muzeut të Luvrit

11 Prill 2024, 16:17| Përditesimi: 11 Prill 2024, 16:34

  • Share

Jahti “ArtExplorer” ka vizituar ditët e fundit qytetin bregdetar të Durrësit. 

Pamjet i ndau në rrjete sociale kryeministri Edi Rama, krahas të cilave shkruan se ky jaht do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse.

"Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve, me “ArtExplorer” që ka vizituar këto ditë bregdetin tonë duke premtuar surpriza për vitin e ardhshëm, kur do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, e që patjetër Durrësi s’ka si të mungojë në intinerarin e Mesdheut", shkruan Rama.

“ArtExplorer” është projektuar nga arkitektët Axel de Beaufort dhe Guillaume Verdier dhe është 47 metra i gjatë dhe 55 metra i lartë. Jahti u ndërtua në kantierin detar Perini Navi në Itali dhe mund të strehojë 2000 njerëz në bord çdo ditë dhe ofron një ekspozitë të projektuar me bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të Muzeut të Louvre.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?