Art grafitet në Tiranë

Tirana

Arti grafit në rrugët e Tiranës, Bashkia hap konkursin për të apasionuarit

9 Maj 2018, 19:07| Përditesimi: 9 Maj 2018, 19:10

  • Share

A jeni një artist profesional ose amator shqiptar apo i huaj, i pasionuar për muralet e artit grafiti? Bashkia e Tiranës ju jep mundësi të ndryshoni realitete të ndryshme duke sjellë më shumë art në hapësirat tona publike të qytetit.

Ky projekt i Bashkisë synon të zhvillojë artin e rrugës dhe të inkurajojë artistët duke rritur ndërgjegjësimin për shprehjen e vetëdijes publike.

Artistët do të kenë mundësi që të përzgjedhin 20 vende të listuara nga Bashkia ku mund të aplikojnë formularin e aplikimit me dokumentet e kërkuara. 20 fituesit do të marrin edhe një shpërblim.


(Art grafiti në rrugët e Tiranës)

Me ardhjen e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, ka rinisur edhe projekti për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar ishte Edi Rama. Kështu kryeqyteti shqiptar, Tirana, po merr sërish ngjyra duke rrezatuar jetë.


(Art grafiti në rrugët e Tiranës)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?