Bota

Arti i ikonës së autoportreteve, Frida Kahlo ka arritur në ankand rekord prej 34.9 mln dollarësh, çmimi më i lartë i paguar në Amerikën Latine

17 Nëntor 2021, 05:18| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 05:27

  • Share

Një pikturë e artistes meksikane Frida Kahlo është shitur në shtëpinë e ankandit Sotheby's në Nju Jork për një vlerë rekord prej 34.9 milionë dollarësh (25 milionë funte). Është çmimi më i lartë i paguar në ankand për një vepër arti të Amerikës Latine.

Rekordi ishte vendosur më parë nga një vepër e Diego Rivera, me të cilin Kahlo kishte një marrëdhënie të trazuar prej dekadash . Pjesa e tij u shit për 9.76 milion dollarë në 2018. Piktura e Kahlo-s "Diego y Yo" ishte një nga autoportretet e saj të fundit. Vepra përshkruan një Kahlo të përlotur me burrin e saj Rivera të pikturuar mbi sytë e saj. Ajo u përshkrua nga Sotheby's në ankand të së martës si "një nga veprat më të rëndësishme të Kahlo që doli në ankand". Blerësi është identifikuar si Eduardo F. Cosantini, i cili themeloi një muze në Argjentinë, sipas New York Times . Piktura u hodh në ankand për herë të fundit në vitin 1990 për 1.4 milionë dollarë.

Kahlo, e konsideruar gjerësisht si një nga piktoret më të mëdha të shekullit të XX-të, ishte e famshme për autoportretet e saj intime që pasqyronin dhimbjen dhe izolimin. Ajo jetoi nga viti 1907 deri në 1954 dhe promovoi me krenari kulturën indigjene meksikane përmes artit të saj.Puna e saj pasqyroi gjithashtu marrëdhënien e saj të dhimbshme me trupin e saj, me aftësi të kufizuara nga poliomieliti në fëmijëri dhe lëndimet e rënda pas një aksidenti me autobus.

Nga fillimi i viteve 1990, ajo ishte bërë jo vetëm një figurë e njohur në historinë e artit, por gjithashtu konsiderohej si një ikonë për Chicanos , lëvizjen e feminizmit dhe lëvizjen LGBTQ+ . Puna e Kahlo-s është festuar ndërkombëtarisht si emblematike e traditave kombëtare dhe indigjene meksikane dhe nga feministët për atë që shihet si përshkrimi i saj pa kompromis i përvojës dhe formës femërore.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?