‘Arti i Tetovës’ në 25 piktura për artdashësit në Fier! Ekspozita në galerinë e qytetit, promovim vlerave kombëtare

9 Shtator 2023, 18:41| Përditesimi: 9 Shtator 2023, 18:53

  • Share

Koleksion i një pune disavjeçare, 25 punime në pikturë përzgjedhur nga Galeria e Artit të Tetovës erdhën përmes një ekspozitë për herë të parë në Galerinë e Artit “Vilson Kilica” në Fier.

Realizuar kryesisht me teknikën e vajit nga natyra, figura e femrës e deri tek abstraktja janë disa nga tematikat e sjella përmes këtyre pikturave në ekspozitë që tërhoqën vëmendjen e artëdashësve fierak.

Për Drejtoreshën e Galerisë së Arteve në Fier Elenica Paloli, qëllimi  kryesor i ekspozitës është njohja dhe promovimi i vlerave artistike kombëtare kudo ku ato ndodhen.

‘Ky koleksion përbëhet prej rreth 25 punimeve tejet të vyera realizuar kryesisht në teknikën e vajit. Ai prezanton disa prej artistëve më të rëndësishëm të këtij qyteti gjithashtu artiste nga Shqipëria dhe jo vetmi gjithë ky koleksion është përzgjedhur, nga stafi i Galerisë së Artit Tetovë,  Qëllimi i saj mbetet njohja dhe promovimi i vlerave artistike të hapësirës shqiptare kudo që ndodhet. Realizmi i këtyre ekspozitave kërkon rrëzimin e kufijve formal, për një zhvillim artistik kombëtar, pa barriera, duke shpresuar që arti dhe kultura janë padyshim një nga promotorët më të rëndësishëm të kësaj politike.’- tha drejtoresha Galeria e Artit “Vilson Kilica”, Elenics Paloli.

Një pikë takimi mes artisteve të hapësirave shqipfolëse e cilësoi koleksionin e ardhur në ekspozitë dhe Drejtori i Galerisë së Arteve të Tetovës Ilir Kurtishi.

'Është kënaqësi e veçantë që disa prej autorëve më të mirë të Tetovës i gjejmë këtu në këtë ekspozitë!’- tha Ilir Kurtishi Drejtori i Galerisë së Arteve të Tetovës Ilir Kurtishi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë në Galerinë e Artit Vilson Kilica në Fier për të gjithë artdashësit e interesuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?