Arti në zi, ndërron jetë në moshën 80-vjeçare legjenda e muzikës italiane Toto Cutugno! Rama: Të prisnim në Vlorë, por Zoti vendosi të pushosh në paqe

22 Gusht 2023, 17:33| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 19:24

  • Share

Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare këngëtari legjendar italian, Toto Cutugno. Kantautori virtuoz ndërroi jetë këtë të martë rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano ku ishte shtruar prej kohësh. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve italiane ANSA. Menaxheri i tij Danilio Mancuso zbuloi se artisti nuk mundi të përballojë sëmundjen e rëndë që vuante. Gjendja e këngëtarit ishte përkeqësuar prej ditësh, ai nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen pasi vuante nga tumori në prostatë.

Për lajmin e hidhur reagoi edhe kryeministri Rama i cili shkroi një mesazh ngushëllimi për legjendën e muzikës italiane. Përbri, Rama ndan edhe një playlist të artistit të mirënjohur italian ndërsa shkruan se supozohej që të takohej me të në Vlorë këtë verë, por fatkeqësisht ky takim nuk u realizua.

Toto Cutugno, lindi më 7 korrik 1943 dhe njihet si simboli i melodisë italiane jashtë vendit falë L'Italiano. Ai këndoi për herë të parë në Festivalin e Sanremos në vitin 1976 me Albatros me këngën Volo AZ504, e cila u rendit e treta. Një vit më vonë ai mori pjesë përsëri në festival me këngën Gran Premio – dhe fitoi Çmimi i madh.

Artisti debutoi si solist në vitin 1980. Më pas, ai triumfoi në Festivalin e Sanremos me këngën Solo noi - Vetëm ne. Në vitet vijuese renditet për pesë herë në vendin e dytë (1984, 1987, 1988, 1989, 1990). Ai ishte i dyti edhe në vitin 1985, kur shkruan këngën Noi ragazzi di oggi - Ne, djemtë e sotëm të Luis Miguel.

Ai fitoi Eurofestivalin në vitin 1990 në Zagreb me këngën Insieme 1992 - Së bashku 1992. Një vit më pas doli në Eurovizion së bashku me Gigliola Cinquettin.

Ora 17:47
Ndahet nga jeta artisti italian Toto Cutugno, Rama: Privilegj të jetoja në të njëjtën kohë me një legjendë si ju

1692719275_3696853778540932294196735377794321926070270n.jpg

Këngëtari i njohur, Toto Cutugno ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Rama ka shprehur ngushëllimet për muzikantin legjendar ku ndan edhe një mesazh për të.

“Ju ishit një italian i madh e i vërtetë! Supozohej të takoheshim këtë verë në Vlorë, por Zoti vendosi të të lërë të prehesh në paqe! Këngët e tua mbeten të regjistruara përgjithmonë me ne, në zemrat e shumë shqiptarëve.

Faleminderit për gjithçka Toto Cutugno, ishte një privilegj të jetoja në të njëjtën kohë me një legjendë si ju!”- shkruan Rama pasi ndan një playlist me këngët më të njohura.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/08/2023 03:57

    Kengetar i madh,nuk vine me kengetare te tille qe kenduan kenge po aq te famshme.R.I.P.

    Përgjigju
  • Pini: 22/08/2023 23:25

    Deri ne legjend nuk ka qen po per ket dynja zoti e pa qe te jetonte rahat

    Përgjigju
  • Makiwa: 22/08/2023 20:35

    Kangtar i madh, muzika e tij e paharrueshme. Kanget e Kotunjos me shume melodi, muzikalitet, e Jo si sot qe muzika Ka shku ne kazanin e plehnave.

    Përgjigju
  • Or tej: 22/08/2023 20:11

    Kengetar fantastik or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?