Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur Xhemil Tagani, 'prifti' i famshëm te 'Përrallë nga e kaluara'

4 Janar 2021, 09:55| Përditesimi: 4 Janar 2021, 16:12

  • Share

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Xhemil Tagani duke shënuar një ditë të trishtë për artin shqiptar. Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa në karrierën e tij artistike ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.

Në vitin 1963 mbaron Shkollën e mesme Politeknikumi "7 Nëntori" Tiranë. Studimet e larta për aktor në Institutin e Lartë të Arteve Tiranë i mbaroi në vitin 1967. Ndërsa vetëm një vit më vonë u emërua aktor pranë Teatrit Popullor në Tiranë, derisa doli në pension.  Në karrierën e tij artistike 35 vjeçare ka interpretuar mbi 70 rrole te ndryshme në skenën e Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. Ai luajti edhe mjaft role të dyta dhe episodike dhe u shqua për krijimin e karaktereve.

Pas vitit 1992 u shkëput nga teatri, duke e mbyllur karrierën e tij të mbi tre dekadave në skenën e Teatrit Popullor. Në kinematografi ka luajtur mbi 13 rrole te ndryshme. Pas një shkëputje 15 vjeçare dhe daljes në pension, në vitin 2012 i rikthehet skenës së teatrit në interpretimin e një roli në Komedinë "Familja në shi" me autor dhe regjisorë Ilir Bezhani, një rol i cili pati sukses.  

Disa nga rolet e tij në Teatër:
Agroni – Shokët,
Alqi – Studentja e vitit të fundit,
Tushka – Një nuse për Stasin,
Uçi – I pazvëndësueshmi,
Selimi – Bashkë me Agimin,
Peç Mbloçi – Lumi i vdekur,
Reizi – Duke u gëdhirë viti 1945,
Samiu – Kështu të dua,
Thomai – Nën dritat e skenës,
Kryqi i bardhë, etj.

Disa nga rolet e tij në film:
Përrallë nga e kaluara (1987),
Zëvendësi i grave (1987)
Gurët e shtëpisë sime (1985)
Taulanti kërkon një motër (1984)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Tokë e përgjakur (1976)
Gadhnjim mbi vdekjen (1967)
Kush është vrasësi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I bardhë: 04/01/2021 10:02

    Ndjesë pastë artisti jonë:( nuk do harrohet asnjëherë: eh Sotir, Sotir, prova e zotit nuk është mëkat Marigo:) I ardhtë dheu i lehtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?