Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një artikull të shkruar në revistën prestigjioze të udhëtimeve “Islands”, që i ka bërë jehonë qytetit të Gjirokastrës, si një destinacion i jashtëzakonshëm për turizmin në Shqipëri.
Në artikullin e botuar, thuhet se Gjirokastra, një qytet prej guri, njihet për kalanë, rrugët me kalldrëm, si dhe gatimet e shijshme.
Ndërkohë edhe kreu i qeverisë shprehet se Gjirokastra nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike.
“...dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, që nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike, një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, brenda kalldrëmeve e ndërtesave të gurta ku gëlon një jetë plot gjallëri mes kulturës, aktiviteteve artistike, zejeve, kulinarisë së jashtëzakonshme - i pagëzuar si qyteti i gurtë sharmant - siç shkruan revista e njohur e udhëtimeve "Islands", ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.
Komente
