Edi Rama

Artikulli për ‘Manhatanin e Zagrebit’, Rama kërkon ndjesë: Kush s'është gënjeshtar, as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, por kërkon falje

18 Nëntor 2022, 14:22| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 14:45

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar falje në lidhje me një postim të bërë në Twitter një ditë më parë, ku ndante artikullin e një media, se kompania “Eagle Hill” e Alabbar që do ndërtojë Portin e Durrësit, kishte marrë dhe projektin e “Manhattanit të Zagrebit”, projekt i cili në të vërtetë nuk ishte realizuar.

‘Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!’ shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Artikulli për 'Manhattanin e Zagrebit', Rama u kërkon falje qytetarëve: Nuk reflektonte ecurinë e projektit! Meta: Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?