TIRANË- Intervista më e bukur, më e emocionuese, sepse sot i drejtohet një publiku që më shumë se kurrë e ka mbështetur. E ka mbështetur në artin e saj, por nuk e braktisi as në luftën që zhvilloi me COVID-19.
Artistja e madhe Justina Aliaj, ka lënë sot spitalin "me këmbët e saj", moment i filmuar nga kamerat e Report Tv dhe gazetaren Doris Sallaku, ku ka rrëfyer edhe ditët e vështira në spital. Aliaj rrfen se ishte futur në ambientet e këtij spitali krejtësisht pa shpresa se do mund të dilte më nga aty, por mjekët i qëndruan pranë dhe bënë të mundur që ALiaj të përjetonte këtë moment.
"Jeni mësuar duke më parë në intervista artistike, kjo është intervista më e gëzueshme në jetën time, dalë nga spitali e lirë, nga COVID, kam hyrë pa ndjenja dhe doktorët më premtuar se do dalësh me këmbët e tua, siç po dal. Erdha në këtë spital më përpuqi zoti me dermanin, ka qenë një eksperiencë që nuk e njihja, ka qenë shumë e mirë dhe e lodhsme, mbase i kisha humbur të gjitha shpresat, doktorët mi rikthyer. Në këtë derë të Infektivit unë shpëtova nga doktorët që me morën në dorë, dhe nga fjalët e doktorëve qëmë sollën fjalën tuaj. Nuk kishte gëzim më të madh kur më vinte fjala jua. Falenderoj stafin e këtij spitali, falenderoj doktorët nga fëmijët e mi që shpëtuar nënën time. Nuk do harroj kurrë, Najada Çomon, ajo më ka shpëtuar, më ka shpëtuar kujdesi i pafund i Ritës, që nuk e dija në çfarë pozicioni rrite kur hunte në një dhomë, sanitaret, infermieret. Pashë këtu që betimin e Hipokratit këta e kanë bërë me të vërtetë. Nuk do harroj kurrë që janë heronj direkt. Më falni që jam e emocionuar, një dëshirë kam është e zorshme e tmerrshme të hysh në këtë derë për fajin tim apo tënd për një maskë. Është jeta juaj në dorën e saj maske, të vini të shini se çfarë kam parë, edhe vdekje dhe të gjithë të mirat dhe të këqijat", ka rrëfyer Aliaj.
Tingujt e muzikës i ka pasur gjatë gjithë kohës me mendjen e saj, madje me jurinë që po ashtu "ishte në kokën e saj" ka zgjedhur edhe këngën më të bukur "Kënga e mjekut" e kënduar nga Anita Take.
"Këto ditë në kokën time dhe jurinë, që ishte po në kokën time, kam shpallur këngën më të bukur në botë, është kënga e mjekut", tha ajo.
Justina Aliaj rezultoi pozitiv me COVID më 12 nëntor. Kanë qenë miqtë që bën të ditur lajmin, teksa u lutën për shëndetin e saj. Më herët ajo nëpërmjet një video mesazhi bëri apel që të mbahej maska sepse "maska është jeta jonë".
Te shkuara!
Përgjigju