Artistët apel kryeministrit Rama: Mos e mbyll “Onufrin”! 

3 Dhjetor 2018, 17:26| Përditesimi: 3 Dhjetor 2018, 19:46

  • Share

A do të zhvillohet edicioni i 24-të i ekspozitës ndërkombëtare të arteve pamore “Onufri”? Prej disa muajsh, kjo është dilema e artistëve shqiptarë, të arteve pamore edhe bashkëkohore? Kjo është dilema edhe e gazetarëve të kulturës, që deri më tani të vetmen përgjigje që kanë marrë nga Muzeu i Arteve të Bukura dhe nga Ministria e Kulturës është se: “Shumë shpejt MAB (GKA) do të dalë me një relacion shpjegues”.

Por, neni 1 i rregullores 2010, (VKM 595, 29.12. 1993) të kësaj ekspozite parashikon, që ekspozita ndërkombëtare e arteve pamore, që mban emrin e ikonografit të mesjetës Onufri, është një ekspozitë vjetore, që realizohet nga GKA (MAB) nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Shpallja e fillimit të procedurave për pranimin e propozimit kuratorial bëhet brenda muajit prill të çdo viti, nëpërmjet një njoftimi mediatik. Jo më vonë se muaj (maj) zgjidhet fituesi, dhe në fund të çdo viti (nëntor-dhjetor) prezantohen veprat në GKA. Ndryshimet në rregulloren e kësaj ekspozite miratohen nga ministri i Kulturës. Teksa jemi ende të pritje të prononcimit të shumëpritur të drejtorit të Muzeut të Arteve të Bukura (GKA-së), Erzen Shkololli, “Report Tv” sjell apelet, që artistët e arteve pamore, bashkëkohore dhe jo vetëm kanë për kryeministrin e vendit, Edi Rama, ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorin e GKA-së, Erzen Shkololli.

Kjo lojë çel e mbyll me Onufrin ka vite që bëhet. Unë kam vite, që prononcohem. Më vjen shumë keq, që biseda jonë ka degjeneruar në një gjë pakuptim tashmë. Nëse vërtet mbyllet për mua është fatkeqësi. Onufri në mentalitetin e artistëve ka qenë si pika më e lartë e vëllimit, një vepër ne e ruanim për Onufrin. Vitet e fundit ka humbur startin e vet, nisi që të deformohet nga një konkurs kombëtar, ku do të shihej mirë arti në të gjithë trevat e vendit, që një herë në vit ne do të shikonim njëri-tjetrin. Pastaj u bë ndërkombëtare, nëse do të bëhej një iniciativë paralelisht me Onufrin, mund të ishte edhe më mirë... Që të jem i vërtetë mbaj mend që Onufri nuk ka qenë i GKA, por i MK-së. Nëse dalëngadalë GKA e bëri të vetën, duke harxhuar edhe fondet e veta, por nëse është kështu, gjithë faji bie mbi drejtorin e GKA-së. 

Gazmend Leka, piktor

Apeli i profesor Lekës është që: “Mos e mbyllni Onufrin, nuk është aktivitet i juaj, por i artistëve shqiptarë”.

Ndërsa, Ardian Isufi, dekan i Fakultetit të Arteve Pamore e quan fatëkeqësi kombëtare mbylljen e Onufrit këtë vit

Intervista e plotë me artistët

 Mendoj se duhet ta quajmë fatkeqësi kombëtare edhe ndërkombëtare. Kjo heshtje që ndodh me Onufrin, një ndër aktivitet, që ka qenë guida më e rëndësishme për artin bashkëkohor shqiptar nuk është më. Heshtja ka të bëjë me paaftësinë e madhe për të menaxhuar një aktivitet që duhet të ishte elitë, por që nga viti më vit situata erdhi duke u zbehur.... 

Ardian Isufi, dekan i Fakultetit tw Arteve Pamore

Apeli i Isufit është që: “Padyshim që apeli im si artist edhe si personazh që i takoj botës së kulturës, është që Onufri jo vetëm të mos zhbëhet, por të marrë një format dinjitoz. Duhet që të kemi një momentum të rëndësishëm, që Onufri të kthehet në vendin që meriton”.

Piktori Mikel Temo, i cili ka qenë edhe fitues i këtij konkursi e sheh si një aktivitet më pak në artet pamore, që do të ndikojë edhe në jetën artistike

Unë prej shumë vitesh kam jetuar jashtë shtetit, prej pak vitesh që jam kthyer dëgjoj këtë problematik rreth formatit Onufri, që ka qenë dikur, edhe më vonë u quajt një ekspozitë ndërkombëtare e artit bashkëkohorë kombëtar edhe ndërkombëtar. Duke qenë se kam qenë një nga pjesëmarrësit e njoh këtë ekspozitë, jam nderuar edhe me çmim në formatin që kam pasur më parë, i cili ishte një format shumë i mirë për vlerat që prodhoheshin në vendin tonë. Ndryshimi i formatit bëri që Ekspozita Onufri të trajtohej më një stil tjetër, ku kuratori vendos mbi materialet që do të ekspozohen. Kështu bëhet vepër kuratoriale. 

Mikel Temo, piktor

Apeli i temos është që: “Shqipëria është një vend që në çdo fushë bëhen apele për ministrit përkatëse dhe kryeministrinë. Jam i bindur që arti, si pjesë e zhvillimit të një shoqërie është në fundin e listës. Apeli im është që me mundësitë që ka qeveria shqiptare, buxheti i shtetit, të gjithë së bashku të arrijmë që të krijojmë një mundësi për t’u ekspozuar edhe për t’u bërë prezentë në publik edhe për të pasqyruar jetën kulturore të një qyteti siç është Tirana”.

Andi Tepelena, menaxher dhe kurator arti, përfaqësues i Skenës së Pavarur Kulturore.

Faktikisht Onufri duhet që të ishte shpallur që në mars të këtij viti, konkursi për kuratorin. Në qershor duhet që të ishte shpallur thirrje e hapur për artistët. Ka kaluar disa kohë, nuk e di sesa kohë i mbetet akoma drejtorit të GKA-së. Para 3 vitesh artistët ngritën zërin që mos të lejohej mbyllja e Onufrit dhe ministria reflektoi. Por pa ka kaluar shumë kohë, jemi ku jemi sot ku nuk ka asnjë lloj transparence se çfarë po ndodh. Të gjithë e duam Onufrin, që të bëhet, jo vetëm se është pjesë e traditës. Ka qenë një platformë e hapur për të nxitur edhe artin bashkëkohor. Ndërmjet saj kanë kaluar të gjithë artistët, që sot janë të njohur ndërkombëtarisht. Me keqardhje e them se po mbyllet qëllimisht një derë për skenën e artit bashkëkohor, alternativ. Nuk e kuptoj këtë arrogancë, këtë mbyllje hermetike ndaj komunitetit të artistëve.

 Andi Tepelena , menaxher dhe kurator arti

Apeli i Tepelenës është që: “Erzen hap dyert për Onufrin, hap dyert e GKA-së. Mblidh artistët, bëhu transparent edhe diskuto shqetësimet që janë në vend për gjendjen e artit edhe për Onufrin.

Për MK-në kemi diskutuar gjërat edhe është thjesht një institucion, që nuk po kupton se kush janë politikat afatmesme edhe afatshkurtër. Bëhen konkurse, që janë shumë larg transparencës, se zgjidhen njerëzit pa një konkurs real. Ministria të hap institucionet.

Për kryeministrin, Tepelena shprehet se, mbyllja e Onufrit jep një mesazh shumë të gabuar duke mbyll Onufrin edhe duke i çuar tek paradhoma e tij.

Edhe atë pak gjë që është krijuar falë traditës edhe përkushtimit të Onufrit ndër vite po e mbyll. Kemi të bëjmë me një qasje hermetike që për mua është e qëllimshme. Nuk ka të bëjë me buxhetin, se nuk i kushton shtetit që të paguajë 10 apo 20 mijë euro për këtë ekspozitë. Para dy vitesh kjo ekspozitë pati një jehonë të jashtëzakonshme. Përse mund të mos bëhet edhe këtë vit? nëse ka mungesë nga artistët e rinj, kjo zgjidhet. Kjo mundësi për të demokratizuar hapësirën shqiptare që bëhet edhe falë artit, po mpihet, po asfiksohet, ndaj mos të mbyllen edhe ato pak dyer, që falë përpjekjeve të artistëve u bë e mundur këto vite. Edhe për imazhin e Shqipërisë do të ishte shumë e trishtë. Drejtori i GKA-së duhet të dalë urgjentisht në një konferencë për mediet që të bëj të ditur cili është misioni i tij. Nuk jemi të qartë. Ndryshe vet artistët do të ngrihen dhe do të protestojnë fuqishëm. Nuk ndodh në asnjë të vendit, për një ekspozitë që ka një VKM. Kështu nuk mund të vazhdohet më.

Andi Tepelena, menaxher dhe kurator arti

Shpresojmë, që drejtori i GKA-së,  Erzen Shkololli, kësaj here të mbajë premtimin...

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Piktori: 04/12/2018 05:49

    Për mua është e drejt siç thotë Ministri që s'mundë të bëhet sepse që të bësh gjthë atë panair të duhen pikturat origjinale dhe jo kopjot që mbanë Onufri. Pastaj është e thjeshtë të zbulohen merni 2 ekspert të ndryshëm dhe mbaroj puna, dhe kuptohet pse se do panairin ministri se janë të gjithë eksperta të artit.

    Përgjigju
    • olsi: 05/12/2018 08:34

      - GKA ne muajin janar do te mbyllet -Fondi i GKA do te spostohet ne nje magazine te ushtrise - -Godina e GKA do te shendet dhe do ndertoher nje godine e re - drejtori nga Peja eshte nje kukull qe duhet te firmosi dokumentat dhe te behet i padukshem - onufri nuk behet me sepse nuk ka staf te duhur per ta organizuar -gka ka muaj qe nuk existing me dhe quhet muze i arteve të bukura problemi ne thelb eshte me i thelle por nuk ja vlen diskutimi, nderkohe duhet nje klsh ose prokurori te kontrrolloje abuzimet e mnistrise etj etj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?