Trupa dhe ëndrra pezull, nën 'çatinë' e përkohshme të Cirkut artistët bëjnë të mundur të pabesueshmen!

15 Janar, 15:27| Përditesimi: 15 Janar, 15:49

  • Share

Performanca akrobatike apo ekuilibri, numra xhonglërimi, kërcime plot gjallëri,  me Cirkun Kombëtar që tenton të “Shkund shpirtin” e çdo spektatori  përmes artit, Tirana duket më e lehtë.

Në shtëpinë e improvizuar pranë Komunës së Parisit, trupa e artistëve, me të rinj e profesionistë, këtë fundjavë krijuan një atmosferë spektakolare duke mbajtur gjallë ëndrrën e tyre, për vijimësinë e Cirkut, por edhe të publikut që duartroket këto ekzibicione.

Artistët e Cirkut sjellin mesazhe për të zgjedhur paqen, njeriun, ndaj ambicies që ndez konflikte, sepse vetëm kështu mund të arrihet në fitoren më të madhe, atë të dritës së shpresës në sytë e vogëlushëve.

Me numrat humoristikë e shkathtësinë e Gerald Shimës, prestigjiatorin Julian Kazasi e xhongleren Eris Hoxha, dhe padyshim performancat e Rubit të Cirkut dhe të shumë artistëve të tjerë, trupa e Cirkut me premierën e re, bën të mundur në skenë atë çka duket e pabesueshme.

Me duartrokitjet e publikut, dhe këtë  atmosferë të  ngrohtë, Cirku, ndonëse i neglizhuar për vite e ka zgjidhur tanimë dilemën hamletiane “të jesh a të mos jesh”. Duke mbajtur gjallë mbi 6 dekada traditë, presin dashamirësit  për t’u dhuruar një shfaqje të larmishme edhe fundjavën që vjen.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?