Kultura

Artistët e njohur rrëfejnë sekretet e jetës pas kuitanave! Emocione në teatrin e Korçës

6 Qershor, 15:51| Përditesimi: 6 Qershor, 16:04

  • Share

Një mbrëmje e veçantë artistike u zhvillua në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, ku shtatë personalitete të artit dhe kulturës sndanë për herë të parë historite personale, të pazbuluara më parë për publikun.

Josif Minga, Zamira Kita, Koço Qendro, Llazi Balashi, Ilda Plepi, Ylli Trajçe dhe Blerta Belliu ishin protagonistët e këtij eventi të titulluar “7 Zëra”, që solli emocione të forta, të qeshura por edhe lot në sallën e mbushur plot me artdashës.

Organizatorja, Sabina Kodra, theksoi rëndësinë e kësaj nisme, e cila ka për qëllim të sjellë më afër publikut figurat emblematike të qytetit përmes rrëfimeve të sinqerta per jeten personale e profesionale.

 Kodra tha se “7 Zëra’ synon të nxjerrë në pah anën njerëzore të artistëve që shpesh i shohim vetëm në skenë. Është një udhëtim emocional për publikun dhe për vetë rrëfimtarët.”

Tre nga artistët që rrëfyen historitë e tyre personale ishin Ylli Trajçe, Josif Minga dhe Llazi Balashi, të cilët ndanë kujtime të çmuara dhe momente nga jeta e tyre artistike dhe personale.

“Korça është një qytet që të frymëzon. Është një djep i artit dhe çdo artist që ka kaluar këtu, lë pas një copë historie”, shprehet aktori Ylli Trajçe.

Ndersa kompozitori, Josif Minga tha se “Rrëfimi në këtë formë ishte për mua një eksperiencë unike dhe prekëse. Jam mirënjohës për këtë mundësi.”

Ky aktivitet shënon edicionin e parë të “7 Zëra” në Korçë, ndërsa parashikohet të shëtisë edhe në qytete të tjera, duke sjellë në skenë rrëfimet personale të artisteve.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?