Ne foto Sata, Ibrahimi dhe Kllogjeri dhe Peçi

Artistët e operës: Teatri është kombëtar edhe s’duhet prekur nga askush

24 Shtator 2020, 16:19| Përditesimi: 24 Shtator 2020, 17:14

  • Share

Përpos artistëve që kanë reaguar për “ReportTV”, përmes rrjeteve sociale shprehen kundër propozimit të ministres së Kulturës, që opera të mos jetë më në varësi totale nga shteti dhe artistë të tjerë, të cilët kanë dhënë dje japin kontributin e tyre në këtë institucion.

Pianistja Etrita ibrahimi, shkruan se: “Kujt do t’i jepet në dorë pikërisht në këtë moment, që nuk duhet shpenzuar më asnjë qindarkë për ta restauruar? Teatri i Operës është vetëm një në këtë vend, është kombëtar edhe nuk duhet prekur nga askush”.

Tenori Armaldo Kllogjeri shkruan, se “Vazhdon dëshira e etur për të shkatërruar me çdo kusht artin dhe institucionet kulturore në Shqipëri”.

Ndërsa, tenori Sata shkruan se: “Ky "skenar" i tmerrshëm, nuk mund të kaloj kaq lehtë, ashtu siç e thanë nëpër dhëmbë Zana Çela dhe ministrja Elva Margariti”.

Statuset e artistëve të plota

Pianistja Etrita Ibrahimi: Kujt do t’i jepet tani që u rikonstruktuar?

Ide e zbatueshme, apo jo, si e bija e Feim Ibrahimit, njërit prej kolosëve që e thelëmuan këtë institucion, duke u mbetur mirënjohëse figurave të vërteta të këtij vendi, të cilat me mund edhe me shumë vështirësi e sollën Artin muzikor deri këtu, mund të them se Teatri i Operës ka lindur shtetëror edhe nuk mund të kthehet në teatër privat, sidomos tani që sapo u rikonstruktua me paratë e të gjithë shqiptarëve.

Shtetet europiane kanë teatro private, por kanë edhe teatro shtetëror, edhe ëpr më tepër ato private kanë lindur të tilla edhe kështu kanë mbet në shekuj.

Po Shqipëria pse kujtohet tani… kujt do t’i jepet në dorë pikërisht në këtë moment që nuk duhet shpenzuar më asnjë qindarkë për ta restauruar?

Teatri i Operës është vetëm një në këtë vend, është kombëtar edhe nuk duhet prekur nga askush.

Tenori Armaldo Kllogjeri: Vazhdon dëshira për të shkatërruar institucionet kulturore

Vazhdon dëshira e etur për të shkatërruar me çdo kusht artin dhe institucionet kulturore në Shqipëri! Nuk dua ta besoj vërtet këtë lajm! Atëherë për të arritur në këtë lajm shërbeu edhe reforma e "meritokracisë" nga ish- ministria e Kulturës Mirela Kumbaro në vitin 2014. Reformë kjo e nisur për të filtruar të aftin nga i pa afti, reformë që premtoi statusin e artistit dhe në të vërtetë artistin  e ka lënë rrugëve. Reformë kjo që i ofroi artistit kontrata 2, 3 dhe 5-vjeçare, duke e mbajtur  në provë pune. Zonja Kumbaro premtoi se kur të mbaronte afati i provës së artisteve do të rikthehej kontrata definitive. Koha tregoi se kjo ish- një gënjeshtër, ashtu si dhe statusi i artistit dhe reforma e pensioneve. Le ta themi troç..Ne si artistë duhet të punojmë 30 vjet në këtë institucion shtetëror, institucion Kombëtar i vetmi në llojin e tij, për të merituar më në fund një kontrate definitive. Uroj që ky lajm të jetë një zhvendosje e vëmendjes nga një serë problemesh që po kalon vendi ynë!

Tenori Rudin Sata:  TKOB, institucion kombëtar, s’shitet si plaçkë tregu

Rilindësit..."Punët e mira i bëjnë natën” nëpër bodrumet e errëta, të mykura nga lagështia, dhe të mbyllur me zinxhirë.

Edi Rama, ky diktator, nuk heq dorë nga ëndrra e Tij e 1999, për ta kthyer Operën në Kompani Private.

Ky "skenar" i tmerrshëm, nuk mund të kaloj kaq lehtë, ashtu siç e thanë nëpër dhëmbë Zana Çela dhe Ministrja e Pa aftë, Znj/ Elva Margariti.

Institucioni i TKOBAP, është një institucion kombëtar, dhe nuk mund të "shitet" si një plaçkë e lirë tregu.

TURP-TURP-TURP.


Lajmi kryesor:

'Opera, jo e shtetit', artistët: Skandal! Me teatrin s’bëhen lojëra, do përfundojmë në rrugë me pankarta


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?