Babë e bir artistë nga Amerika e Jugut, Cristofer c Cordova, këto ditë të vështira për shkak të pandemisë Covid 19 po i kalojnë në Shqipëri. Teksa performojnë në bambu përballë Bibliotekës Kombëtare artistët tërheqin vëmendjen e kalimtarëve, të cilët nuk hezitojnë të dëgjojnë këtë muzikë tradicionale, si tinguj shprese dhe himn për jetën
“Emri im është Cristofer. Jam nga Ekuadori, Amerika e Jugut dhe jetoj një Bolonja. Për arsye të pandemisë kemi vendosur që të bëjmë këtë udhëtim, ku mund të ndajmë muzikën me të gjithë ju”, thotë Cristofer.
Kristofer na rrëfen se muzikën që ai luan e ka mësuar gjatë fëmijërisë në vendlindje, e përpos instrumenteve të traditës, luan dhe kitarë edhe violinë.
“Kjo që unë luaj është një muzikë tradicionale nga vendi im Ekuadori, Peruja, Bolivia. Kur kam qenë fëmijë nisa që të prekja instrumentet e para, kështu e kam kuptuar se më pëlqente shumë muzika. Gjithashtu luaj kitarë dhe violinë, të cilat i kam mësuar nga teoritë e muzikës në Bolonja”, shprehet Cristofer.
Por, përse artistët kanë zgjedhur Shqipërinë?
“Njerëzit janë shumë të ngjashëm me ne, çdo gjë na pëlqen në vendin tuaj. Ushqimi, njerëzit, çdo gjë. Ne luajmë muzikë tradicionale nga Guajana, me bambu, luajmë këngë të bukura, që njerëzit të jenë të gëzuar”, rrëfen Cordova.
“Në Shqipëri më pëlqen klima, ambienti, njerëzit, që janë të ngjashëm me vendin tim. Ndihem, si në vendin tim”, tregon Kristofer.
Kryekomunari,tash Multi Miliarder asht Sal Berishovic!
PërgjigjuPo siken keta kelysh komonista nuk bhet
Përgjigju