Artistët e Teatrit të Metropolit dhurojnë gjak

7 Mars 2019, 17:29| Përditesimi: 7 Mars 2019, 17:45

  • Share

“Dhuro gjak, shpëto jetë dhe mbro shëndetin tënd”. Kjo është motoja, që artistët e Teatrit të Metropolit sjellin nëpërmjet dhurimit të gjakut.

Dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare nga artistët bëhet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 mars, për të ndërgjegjësuar edhe më shumë njerëzit e thjeshtë, që në jetën e tyre, nuk kanë provuar që ta bëjnë asnjëherë një veprim të tillë, për të ndihmuar njerëzit në nëvojë, por edhe për të bërë atë që do të donim të bënin edhe të tjerët, nëse vet ata do të kishin nevojë për të.

“Kjo është një iniciativë e stafit tonë për të ndihmuar më shumë të gjithë ata që kanë nevojë për gjak. Ne jemi kulturbërës dhe kemi dëshirë që nëpërmjet shembullit tonë të ndërgjegjësojmë edhe të tjerët”, shprehet Jonida Beqo, drejtoreshë e Teatrit të Metropolit.

“Është hera e parë që e provoj, një veprim që zgjatë vetëm dhjetë minuta edhe që është për një kauzë të mirë, prandaj përse mos ta provojnë të gjithë”, tregon aktorja Klea Konomi.

Drejtoresha Jonida Beqo përfundon, se në vendin tonë nevoja për gjak është shumë e madhe, prandaj duhet dhuruar gjak për të dhënë shpresë kujtdo, që ka nevojë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?