Artistët francezë, një përrallë e kërcyer në Teatër, çifti i koreografëve: Punuam 10 vite me Preljocajn! Në këtë shfaqje, përmes zërit, një tjetër balerin shqiptar

1 Nëntor 2022, 17:18| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 21:03

  • Share

Janë balerinë profesionistë, e vijnë nga Parisi në Tiranë, për të rrëfyer fëmijëve një përrallë muzikore përmes gjuhës së trupit, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit. Në skenën e teatrit Eksperimental, këtë të martë, ku dhanë dy shfaqje rresht,  fillimisht i njohin vogëlushët me personazhet e  kërcimit  “Peter dhe ujku”.

Partner në skenë e në jetë, koreografët e balerinët,  Emilie Lalande  dhe Jean- Charles Jousni, e kanë krijuar baletin, bazuar në përjetimet personale të fëmijërisë.

“Në fillim, kur vendosëm të krijonim këtë pjesë ne menduam rreth kujtimeve të fëmijërisë sonë  dhe me  trupën tonë vendosëm  për  “Peter dhe ujku”. Është një histori shumë e bukur , që të jep mundësinë të mësosh edhe për muzikën, të njihesh me instrumentat, e njëherazi të shijosh fabulën e kërcimin”, rrëfen Jean- Charles Jousni.

Shfaqja ka shëtitur edhe vende të tjera të botës, si Gjermania a Maroku, e pas Shqipërisë do të performohet në Kanada. Por, në Shqipëri, e rrfyer me zë, vjen për herë të parë. E lexon në shqip, kolegu i tyre Redi Shtylla, një nga balerinët e kompanisë së baletit Preljocaj.

"Ne patëm fatin që pjesën ta lexonte balerini shqiptar Redi Shtylla. Kjo ishte hera e parë që ne e vendosnim shfaqjen me zë. Dhe e pamë këtë si një mënyrë edhe për të mësuar vetë shqip. Dhe ne po e dëgjonim njësoj si fëmijët..."

Për çiftin e  koreografëve francezë kompania Preljocaj ka qenë shtëpia e tyre e baletit.

"Ne kemi punuar për rreth 10 vjet me Balet Preljocaj. Kemi interpretuar shumë pjesë bashkë me partneren time si “Romeo dhe Zhuljeta”, “Borëbardha” etj. Sa i përket kësaj pjese që ju patë, ajo është truriqë e ideoi, ndërsa unë e ndihmova me lëvizjet e trupit”, thotë më tej koreografi.

Punën me Angjelin Preljocaj, e veçon si një nga eksperiencat më të bukura si solist.

"Është e mrekullueshme sepse ne patëm shancin të punonim me një nga koreografët më të mirë. Dhe përgjatë këtyre viteve krijuam një raport shumë special, artistik e miqësor. Ai na ndihmoi shumë të mësonim të kërcenim, por edhe që të krijonim kompaninë tonë... Kështu që faleminderit Angjelin dhe Nikol, gjithashtu!"

Rrëfen se Shqipëria u ka pëlqyer, dhe mikëpritja po ashtu, dhe do ta mirëpriste ftesën për një tjetër performancë në vendin tonë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?