Artistët: Jemi për një mision të përbashkët! Këndojnë dhe japin mesazhe sensibilizuese në emër të jetës! (VIDEO)

30 Mars 2020, 09:54| Përditesimi: 30 Mars 2020, 13:38

  • Share

Në emër të jetës, muzika është ajo që po tingëllon melodia më shpresëdhënëse në këto ditë të vështira, jo vetëm për popullin shqiptar por të gjithë botën.

Në një kohë kur në Shqipëri, numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur shifrën mbi 200, duke zgjeruar edhe hartën e qyteteve të prekura, artistët vijojnë të mbajnë peshë shpresën për ditë më të bukura.

Në emër të jetës, ata japin mesazhet e tyre duke dhuruar art vazhdimisht edhe nga karantina.

Ora 20:10
Lufta ndaj koronavirus/ Ermal Mamaqi i dedikon këngë mjekut Pëllumb Pipero

Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka gjetur një mënyrë origjinale për të falenderuar mjekët që ndodhen në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirus. 

Mamaqi i ka dedikuar një këngë mjekut infeksionist Pëllumb Pipero. Ndonëse me nota humori, kjo këngë mbart mesazhin se mjekët vërtetë janë heronjtë në këtë luftë! 

Ora 11:36
Aktori Genc Fuga njëzëri me dy vajzat: Qëndroni në shtëpi (VIDEO)

Aktori Genc Fuga së bashku me dy vajzat e tij rrëfen se si po i kalojnë këto ditë në shtëpi. Ata njëzëri bëjnë apel për të gjithë shqiptarët, që të qëndrojnë në shtëpi

Ora 11:34
Kompozitorja Olsa Toqi: Të qëndrojmë të sigurt, është në dorën tonë (VIDEO)

Kompozitorja Olsa Toqi gjatë këtyre ditëve në shtëpi i është përkushtuar më shumë pjesëve muzikore. Apeli i artistes është që kjo situatë do të përmirësohet, vetëm nëse ne respektojmë rregullat  

 

Ora 11:33
Aktori Ilirian Ali interpreton poezinë “Pleqëria” të Dritëro Agollit (VIDEO)

Aktori Ilirian Ali interpreton poezinë “Pleqëria” të Dritëro Agollit. Përmes saj shkrimtari ka përshkruar se si e gjen një të moshuar pleqëria

Ora 11:30
Luli Hoxha me mbesën: Qëndrimi në shtëpi, s’është kohë e humbur, se çdo ditë bëjmë diçka të bukur (VIDEO)

Aktorja Luli Hoxha së bashku me mbesën e saj nga shtëpia rrëfejnë, se si po kalojnë kohën këtë periudhe në shtëpi. Ndërsa, përmes poezisë “Gjithmonë” bën apel që njerëzit të kenë më shumë në vëmendje ata që janë në nevojë

Ora 11:29
Balerina e njohur Anbeta Toromani-shqiptarëve:Respektoni rregullat (VIDEO)

Koreografja edhe balerina e njohur Anbeta Toromani përmes një videmoesazhi u ka bërë apel nga shtëpia e saj në Itali të gjithë shqiptarëve, që të respektojnë rregullat edhe të mendojnë për familjet

Ora 11:21
Piktorja shqiptare këndon më të bijën, “Forza Italia, siamo albanesi” (VIDEO)

Piktorja Natsha Bega së bashku me vajzën e saj Erida Bega në kthim nga Gjeneva për në Shqipëri kanë realizuar një këngë në italisht, “Forza Italia, siamo albanesi” (Forca Itali, jemi shqiptarë), përmes së cilës solidarizohen me situatën e rëndë që këto ditë po përjeton vendi fqinj.

Ora 10:42
Aktorja e humorit Renada Caci: Kujdesi, e vetmja armë me të cilën mund të mposhtim virusin vrasës (VIDEO)

 

Aktorja e humorit Renada Caci ka bërë thirrje që të tregojmë sa më shumë kujdes, pasi është e vetmja armë që kemi në dorë për të mposhtur këtë virus që po merr jetë njerëzish.

Në një video mesazh në emisionin "Rreze Dielli" ajo bën thirrje që te gjithë te ndërgjegjësohen dhe të qëndrojnë në shtëpi, sidomos kategoria më e rrezikuar nga koronavirus, të moshuarit

Ora 10:41
Në emër të jetës, Majlinda Keta: Jemi në një mision! Jo vetëm për veten, por për të gjithë të dashurit tanë (VIDEO)

Edhe pse në shtëpi e vetëkarantinuar është gjithmonë në shërbim të studentëve! Pedagogia Majlinda Keta në një video mesazh për emisionin “Rreze Dielli" thotë se karantinimin duhet ta shohim si një mision në emër të jetës, jo vetëm për veten, por për të gjithë të dashurit tanë.

Ndërkohë ajo tregon se karantinimi e ka rikthyer atë te disa zakone të vjetra në kohë, si gatimi i bukës në shtëpi, qëndrimi me orë të gjata aty, por e ka ‘ndarë' nga mbesat, që janë dashuria më e madhe e saj.

Ora 09:59
Mirela Kumbaro interpreton poezinë ‘Kush vallë më shpëtoi' të Tasim Gjokutaj (VIDEO)

Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka zgjedhur të lexojë këtë herë në hapësinën e librit që dedikon për fëmijët, por jo vetëm, një poezi.

“Kush vallë më shpëtoi", një poezi e Tasim Gjokutaj e shkruar në vitin 1995, që duket edhe kaq aktuale vjen me mesazhin se shume shpejt ditë më të mira do vijnë për globin. 

Ora 09:57
‘A do të vish', Renis Gjoka interpretim nga shtëpia (VIDEO)

Ashtu sikurse është berë tashmë zakon, në kushte karantine artistët sjellin copëza arti, nga shtëpitë e tyre drejt tuajave, për të zbukuruar sado pak ditët në vetëizolim.

Renis Gjoka së bashku me grupin e instrumentistëve Mario Deda, Fatlind Dehiri, Franci Fjerca, Shkëlqim Dule e Arbër Koçllari kanë interpretuar ‘A do të vish'.

Ora 09:56
‘Me shumë dashuri, nga shtëpitë tona në tuajat’, Era Rusi këndon ‘Rrisim jetët tona' (VIDEO)

 

Këngëtarja Era Rusi së bashku me grupin e instrumentistëve Mario Deda, Fatlind Dehiri, Franci Fjerca, Shkëlqim Dule e Arbër Koçllari kanë sjellë për të gjithë publikun këngën “Rrisim Jetët tona" të kënduar nga Vaçe Zela.

Përmes këtyre vargjeve, këngëtarja përcjell edhe mesazhin që në këto ditë të veshtira, për tja dalë, duhet të qëndrojmë në shtëpi!

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?