Vijon mbështetja e artistëve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Përmes një videomesazhi, këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë Anxhela Peristeri thekson se nuk është zhgënjyer që iu bashkua 4 vite më parë fushatës së kryebashkiakut e frymëzuar nga ndryshimi i Tiranës.
Peristeri nënvizon se Tirana vazhdon të rritet dhe të bëhet edhe më e bukur dita-ditës.
“Përshëndetje Erion! Iu bashkova fushatës tënde në vitin 2019, e frymëzuar nga ndryshimi i Tiranës në 4 vitet e tua të para, si kryetar bashkie i Tiranës dhe ja ku jam sërish sot akoma më e sigurt dhe më e bindur për zgjedhjen time. Në këto 4 vite nuk më ke zhgënjyer, përkundrazi Tirana vazhdon të rritet dhe të bëhet edhe më e bukur dita-ditës. Ka akoma gjëra për t’i përmirësuar dhe për t’u rregulluar, megjithatë unë jam prapë me ty, kam shumë besim tek ty dhe do të mbështes gjithmonë”, shprehet këngëtarja Anxhela Peristeri.
Kjo a jeton në Greqi apo kur paguhen për fushat dhe vin si turista duket bukur
PërgjigjuBravo Anxhela . Qëkur u bë kryetar bashkie Erion Veliaj , Tirana ka aromë Europe . Erion Veliaj ????❤️❤️????????????????????????????????????
Përgjigju