Artistët nga Tedi Papavrami tek Rame Lahaj mesazhe, këngë edhe muzikë klasike nga shtëpia, tenori këndon “O vendi im”

20 Mars 2020, 11:24| Përditesimi: 20 Mars 2020, 12:42

  • Share

Gjatë kësaj periudhë që shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre për t’u kujdes më shumë ndaj COVID-19, artistët me artin e tyre, përcjellin mesazhe optimiste.

Tenori nga Kosova me famë ndërkombëtare  nga shtëpia e tij në Australi këndon këngën “O vendi im”.

Përgjegjësia e departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori Filologjisë  Lili Sula u bën apel studentëve që në këtë periudhë të vështirë të bëjnë më të mirën e tyre

Aktori i Teatrit Kombëtar Lulëzim Zeqja rrëfen se këto ditë është duke i kaluar shumë bukur me familjen, për shkak se i ka munguar kjo gjë.  

Violinisti i njohur Tedi Papavrami në këtë periudhë vetizolimi të njerëzve në mbarë botën, bën kuiz për miqtë e tij në rrjete sociale duke luajtur muzikën e filmit “Frankenstein junior”.

Ora 11:47
Tenori i njohur Rame Lahaj këndon nga Australia këngën 'O vendi im'

Gjatë këtyre ditëve tenori nga Kosova me famë botërore Rame Lahaj është duke qëndruar në shtëpinë e tij në Australi. Edhe megjithatë, mendja edhe zemra e tij janë tek vendi amë, ai u bën apel të gjithë bashkatdhetarëve përmes këngës “O vendi im” që të qëndrojnë në shtëpi në këtë periudhë të vështirë për mbarë njerëzimin.

Ora 11:41
Violinisti i njohur Tedi Papavrami luan muzikën e filmit “Frankenstein junior”

A e njihni këtë muzikë, që Tedi Papavrami po luan në violinë? Është muzika e filmit të njohur “Frankenstein junior”, të cilën violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare ka zgjedhur ta luajë, duke u bërë edhe një kuiz miqve të tij virtual nw “Facebook”

Ora 11:33
Lulzim Zeqja: Po kaloj një periudhë shumë të bukur me familjen

 

Aktori Lulzim Zeqja teksa bën apel për të gjithë shqiptarët që të qëndrojnë brenda, tregon se kjo periudhë për të dhe familjen e tij është shumë e bukur, sepse më herët qëndrimi bashkë për një kohë të gjatë u ka munguar

Ora 11:32
Pedagogia Lili Sula-studentëve: Të bëjmë më të mirën tonë

Lili Sula, shefja e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë rrëfen këto ditë pranë vajzave të saj, edhe u kërkon studentëve që të jenë sa më shumë bashkëpunues

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?