Agim Shami gjate ekspozites

Kultura

Artistët përkujtojnë piktorin Agim Shami përballë veprave të tij

6 Shkurt, 12:17| Përditesimi: 6 Shkurt, 12:19

  • Share

Katër tablo të piktorit durrsak Agim Shami, që i përkasin viteve 1961 dhe 1986, të vendosura përballë kolegëve dhe artistëve të rinj, shërbyen për të përkujtuar piktorin e shquar, sot në 83-vjetorin e lindjes. 

Alketa Tragaj, drejtore e Qendrës Kulturore dhe Nelo Lukaçi, skulptor i njohur, analizuan formimin profesional dhe veprat e piktorit, i cili u nda nga jeta në vitin 2021. 

Mjaft i veçantë në përzgjedhjen e temave, Agim Shami spikat me punimet që tashmë bëjnë pjesë në fondin e pikturës sonë: “Më të fortë se fontana (1981) – fituese e çmimit të dytë në Konkursin Kombëtar, “Gjithmonë gati” (1974), “Teatri partizan”, (1979), “Thesari i rilindësve” (1982), etj. 

Të pranishmit nënvizuan edhe vlerat e tablove të  tjera si “Sami Frashhëri”, Malësori”, “Qyteti i Durrësit”, “Metalurgjia”, “Vitet e fëijërisë” dhe “Vajza”. 

Regjisori Haxhi Rama, moshatar me piktorin ndaloi veçmas te tabloja “U lage gjysh?”, e ekspozuar në sallë. 

Mjaft modest, Agim Shami, shpreh në ngjyra pa bujë e pa pompozitet një kënd jetësor, intim nga përmbajtja dhe realist nga forma. 

Veprat e tij i përkasin gjinisë së kompozimit, ndërsa autori mjaft prej tablove I ka riprovuar 8-9 herë , me një zgjatje prej kohore prej gati dy vitesh. 

Skulptori  Idriz  Balani veçoi përgatitjen e hershme të Shamit, në studion e artistit Sabri Tuçi. 

Agim Shami ka ecur përpara si piktor falë talentit dhe punës këmbëngulëse. 

Student në liceun “Jordan Misja” në skulpturë dhe në Institutin e Lartë të Arteve në degën e pikturës gjatë periudhës 1957 – 1966, djaloshi më vonë përgatiti nxënësit në shkollat “Kushtrimi I lirisë” dhe në shkollën e mesme artistike “Jan Kulkuzeli”. 

Mesuesi piktor Franc Priska e quan fat mësimin me prof. Agim Shamin. 

Punimet e artistit durrsak kanë një atmosferë të veçantë, duke mundësuar zgjidhjet e natyrshme dhe pa bërtitje. 

Ekzigjent ndaj vehtes dhe në kërkim të vazhdueshëm të temave që e preokupojnë si qytetar dhe artist, Agim Shami bën pjesë në plejadën e artistëve më të shquar të arteve figurative pamore. 

Foto: Piktura e Agim Shamit

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?