Kultura

Artistët shqiptarë këndojnë “Hallelujah”, perlën muzikore të Leonard Cohen!

2 Qershor 2020, 16:15| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 16:58

  • Share

Ndonëse, ditëve të karantinës për shkak të pandemisë COVID 19 gradualisht po u vjen fundi, artistët shqiptarë, brenda edhe jashtë vendit vazhdojnë, që të sjellin muzikë cilësore nga shtëpitë e tyre.

Kësaj here sopranoja Klodiana Brahimi bashkë me këngëtaren e muzikës së lehtë Klodiana Vatën interpretojnë këngën, “Hallelujah” e Leonard Cohen, e cila është cilësuar nga kritika ndërkombëtare, si një ndër perlat muzikore më të njohura.

Nën shoqërinë e pianistes Dorina Saraci, violinistja Stela Prela dhe ccelistit Enea Nushi artistët realizojnë këtë bashkëpunim nga Shkodra, Tirana dhe Italia.

Kantautori Leonard Cohen e kompozoi këngën “Hallelujah” për albumin “Various Positions” (1984), por njohja e saj më e madhe ka qenë pas interpretimit të jashtëzakonshëm të këngëtarit amerikan Jeff Buckley.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?