Artistët takojnë Vlahutin për Teatrin Kombëtar: I thamë se Rama ka 20 vite që ka dashur që të marrë këtë godinë

20 Korrik 2018, 17:26| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 17:49

  • Share

Artistët takuan sot ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin. Përgjatë dy orëve ata ndanë me të gjitha shqetësimet, që kanë lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar. Përtej punës së institucioneve ndërkombëtare, artistët janë të vendosur që të mos tërhiqen.

Ata shpresojnë se presidenti i vendit, Ilir Meta, do të ketë një qëndrim të paanshëm në dekretimin e ligjit që i hap shembjen Teatrit Kombëtar. Por, megjithatë derisa në Shqipëri të nisë të funksionojë Gjykata Kushtetuese, ata shprehen se do ta “ruajnë” teatrin ditë dhe natë. 

Aktori Alert Çeloaliaj tregon për bisedën që artistët patën me Vlahutinin.

Gjej rastin që të falënderoj Romana Vlahutinin e cila na priti në momentet  e saj të fundit në detyrë. Ne patëm mundësinë, që të shprehim të gjitha shqetësimet tona lidhur me çështjen shumë të rëndësishme për Teatrin Kombëtar. folëm për rëndësinë e trashëgimisë edhe për çështjen e të drejtës publike, për sipërfaqen publike. Bëmë të qartë se jemi kundër tjetërsimit të kësaj prone dhe parashtruam mundësisë për të pasur të rikonsturkuar këtë godinë.

Alert Celoaliaj, aktor

Regjisori Robert Budina tregon se ambasadoren e vunë në dijeni, sesi Rama në 20 vite ka lakmuar tokën e TK dhe tregon se cilat do të jenë hapat që do të marrin në vazhdim artistët.

Ne bëmë një pasqyrë të gjerë të asaj që ka ndodhur, një historik të kryeministrit shqiptar me godinën edhe me artistët në përgjithësi,i cili prej 18 vitesh ka dashur që ta marrë këtë godinë. Ka 20 vite që thuhet se ky teatër duhet shembur. Interesi personal ka orientuar një shtet të tërë me ligje për ta sjellë tek vetja. Në momentin që duam që të futemi në Evropë nuk mund të futemi duke shembur TK. Kam përshtypjen se u perceptuam qartë. Dhamë edhe argumente ligjore që ata të dinë sesi po veprohet në Shqipëri. Ne nuk do të lejojmë që TK të shembet pa u bërë Gjykata Kushtetuese, prandaj nxisim edhe presidentin e vendit, që mos ta dekretojë këtë ligj. Do ta ruajmë godinën nga ndonjë sulm i papritur, duke ndenjur aty. Nuk mundet që ta shembin as natën dhe as ditën.

Robert Budina, regjizor

Aktori Neritan Liçaj ka besim për vendimin që do të marrë Presidenti i vendit.

Sigurisht, zonja Vlahutin ka siguroi sot personalisht se po e monitorojmë të gjithë rastin tonë. Ata dinë të bëjnë shumë mirë detyrën e tyre. Ne parashtruam problemet që ligji i aprovuar në 5 korrik bie në kundërshtim me marrëveshjen e MSA-së. Ata duhet që të bëjnë raportin. Ky rast ka gjithë vëmendjen e ambasadores Vllahutin. Ne do të vazhdojmë hapat e rezistencës sonë hap pas hapi, ne jemi në pritje të presidentit. E kemi ushtruar edhe kemi bërë publike. Jemi në pritje të tij.

Neritan Liçaj, aktor

Artistët janë të vendosur që të vazhdojnë protestat çdo mbrëmje tek Teatri Kombëtar

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • qazim mulleti: 20/07/2018 21:55

    artist te dalin kundra nje godine te re edhe me te rehatshme per veten vetem keto idiot jan. pyuhh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?