Artisti Anastas Nika në gjendje të rëndë shëndetësore, i biri apel për ndihmë në Report Tv: Reagimi juaj i dha kurajë

18 Nëntor 2022, 14:38| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 14:44

  • Share

Artisti i njohur Anastas Nika është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vuan nga një sëmundje e rrallë. Kolegët e tij aktor kërkuan ndihmë nga të gjithë ata që munden që aktori të mund të përballojë medikamentet dhe t’i bëjë ballë kësaj sëmundjeje.

I ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, i biri i artistit Anastas Nika, Enea Nika kërkoi ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Ashtu sikurse i ati, Enea ka ndjekur rrugën e artit si aktor. I biri i artistit shpjegoi se i ati vuan nga një sëmundje shumë e rëndë, që fatmirësisht e ka një kurë por me shumë kosto. Nika u shpreh se aktori vuan nga sistemi nervor anti imun, ku antitrupat në vend që të mbrojnë imuntetin e trupit dhe të vrasin bakteret, dëmtohen.

Faza e parë e trajtimit kap koston 16 mijë euro e për këtë, nevojitet ndihma sado e vogël e të gjithë atyre që dua të kontribuojnë, shpjegon i biri.

“Është një sëmundje e një sistemi nervor anti imune. Antitrupat në vend ta ndihmojnë trupin por e dëmtojnë. Për këtë arsye është një sëmundje shumë e rrallë. Por e ka një kurë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi gëzuar disi. Ajo ishte e mundur edhe në Shqipëri për t’u kuruar por ne kemi njerëz jashtë shtetit dhe do e vazhdojnë kurën në Greqi. Gjatë javës tjetër ne do nisemi në Athinë. Momentalisht ajo ka shkuar te një kosto 16 mijë euro.”- tha ai.

Enea pati edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët ku tha se ndihma sado minimaliste jep kurajë në familjen NIka. I biri rrëfeu se kur pa gjithë mbështetjen e ofruar nga publiku, aktori mori forcën për të qenë edhe më i fortë përballë sëmundjes.

“Unë iu drejtohem të gjithë personave, çdo person që ka mundësi 1 euro është shumë. Momentalisht babi nga ndihma që unë kam hapur në një uebsite ka marrë shumë kurajë. Ai ka filluar ndjek ushtrime. Për shkak të mesazheve mbi 5 mijë veta që kanë kontaktuar, të gjithë kanë reaguar dhe unë akoma lutem që të paktën të plotësohet kostoja e fazës së parë, të paktën të saj. Sepse kjo 16 mijë euro është thjesht për fazën e parë.

Ne e kemi shpërndarë në çdo rrjet social, në Instagram janë llogari në LEK dhe EURO dhe kush mundet mund të na shkruajë. Ose mund të kontaktojë kudo.”- vijoi ai.

Për të gjithë ata persona të cilët duan të kontribuojnë, është publikuar numri i llogarisë, ku mund të dërgojnë ndihma për aktorin e njohur.

Raiffeisen Bank

IBAN: AL72200211780000000011171347

Numër llogarie: 0011171347/ Ose në profilin e Enea Nikos në Facebook dhe Instagram! 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?