Artisti pogradecar sjell 15 piktorë botërorë në ekspozitë! Kafkat e Da Vinçit dhe Picasos në ekspozitë pirografike

28 Dhjetor 2021, 20:54| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 21:06

  • Share

Pablo Picaso, Leondardo Da Vinçi, Salvador Dali, Sandro Botticelli, Van Gogh, Cloude Monet janë vetëm disa nga piktorët botërore të cilët janë rijetësuar në ekspozitën pirografike “Klinika Dora”, Galerinë e Arteve në Pogradec.

Artisti 22-vjeçar Andi Mitllari nga Pogradeci, solli në vëmëndje formën përfundimtare të kafkave të 15 piktorë me famë botërore që nuk jetojnë më.

“Ekspozita “Klinika Dora” përbëhet nga 15 piktorë që nuk janë më në jetë dhe unë kam bërë transformimin e tyre në menidimin tim në skelete dhe që është forma përfundimtare e njeriut”-shprehet Andi Mitllari.

Për piktorin 22-vjeçar frymëzimi për ekspozitën erdhi nga piktori i tij i preferuar Salvador Dali të cilin e solli të parin në këtë format.

“Ai që më tha frymëzim është piktori im i preferuar Salvador Dali, i cili është dhe idhulli im, piktori im i preferuar. Ai ishte modeli i parë që realizova nga pamja origjinale në skelet dhe pastaj mendova pse të mos bashkangjis edhe piktorët e tjerë që kanë dhenë shumë në botën e artit. Do doja ta vazhdoja edhe në qytete të tjera."-shprehet Mitllari.

 “Klinika Dora” është ekspozita e parë e këtij formati në Shqipëri e cila qëndroi e hapur për publikun për 3 ditë në Galerinë e Arteve në Pogradec.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?