Helidon Gjergji

Kultura

Artisti shqiptar Helidon Gjergji jep dorëheqjen nga juria e AVAN: Për arsye personale

12 Tetor, 22:55| Përditesimi: 12 Tetor, 23:10

  • Share

Artisti i mirënjohur shqiptar Helidon Gjergji, i cili jeton në SHBA, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga juria për përzgjedhjen e kuratorit të ekspozitës Rrjeti i Arteve Pamore Shqiptare ( Albanian Visual Art Network, AVAN).

Në një letër drejtuar drejtorit dhe anëtarëve të bordit të AVAN, Gjergji shprehet se vendimi është marrë për arsye personale. Ai ka njoftuar gjithashtu se tërhiqet edhe nga pjesëmarrja me ekspozitën e tij vetjake që ishte planifikuar të bëhej pjesë e "Tirana Art Week".

‘I nderuar Drejtor i ‘Albanian Visual Art Network’ dhe anëtarë të bordit. Duke uruar që të jeni të gjithë mirë desha t’ju njoftoj që për arsye personale unë jap dorëheqjen nga anëtari i jurisë për përzgjedhjen e kuratorit për ekspoziten e AVAN dhe për një ekspozitë timen vetjake që planifikohej të ishte pjesëmarrëse në Tirana Art Week. Me respekt, Helidon Gjergji', thotë ai.

Rrjeti i Arteve Pamore Shqiptare (AVAN) u formua në pranverën e vitit 2024, si nevojë e skenës së pavarur të artit vendas për t’u vetorganizuar dhe përfaqësuar drejt një audience rajonale dhe ndërkombëtare.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?