Artistja e madhe, Rajmonda Bulku më 16 gusht ka festuar ditëlindjen dhe mbushi 66- vjeç.
Bulku, e lindur dhe rritur në Tiranë, edhe pse tashmë është bërë disa herë gjyshe, por duket koha ka ndalur për aktoren pasi ajo vazhdon të ruajë po të njëjtin shkëlqim.
Rajmonda Bulku hyri në rrugën e kinematografisë kur ishte fare e re. Nxënëse në vitin e tretë te shkolles se mesme, ajo debutoi në 1976 në filmin ‘Dimri i fundit’.
Pas përfundimit të gjimnazit, nis punë si montazhiere në Kinostudio “Shqipëria e Re” e më tej ndjek studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës në vitin 1985.
Pas diplomimit Rajmonda u emërua në Teatrin Kombëtar ku ka interpretuar në shumë role kryesore, megjithatë famen e vërtetë ia sollën rolet në filma.
Ajo shënon mbi 20 role në filma dhe plot të tjerë në teatër, e është nderuar me disa çmime. Perveç aktrimit, Bulku u bë për disa kohë edhe pjesë e politikës e u përfshi në lëvizjen studentore të dhjetorit.
Kështu e ka kjo jetë.Dikush feston datëlindjen,fikush vdes!
PërgjigjuRespekte për Monda Bulgun, ajo mori formimin kulturor dhe edukativë në shkollën e mesme Tomorr Sinani në qytetin e Cerrikut nga mësues profesionist, si Dylaver Shkodra. Nga aty ka nisur dhe karierën si aktore. Qytetarët e Cerrikut, ndjehen krenar për artistë dhe bashkë qytetarët e tyre, si Astrit Çerma, Rajmonda Bulgu, Salsano Rrapi, Edmond Rrapi e shumë të tjerë
PërgjigjuNjeriu nuk e ka ne dore se ku dhe kur do te vije ne jete. Zonja mos te kete komplekse nga vendlindja e saj qe eshte Patosi, sepse nuk tregon ndonje vlere tw shtuar e lindura ne Tirane.
Përgjigju