Kultura

Artistja e njohur, Justina Aliaj rikthehet në skenë me teatrin poetik “Mall për vendlindjen”: Jam e surprizuar nga publiku shkodran

17 Maj 2024, 17:32| Përditesimi: 17 Maj 2024, 17:42

  • Share

Me poezi, nën tingujt e melodisë u pritën spektatorët në teatrin “Migjeni”, aty ku u mbajt teatri poetik "Mall për vendlindjen", me regji te Justina Aliajt. Që nga Mesjeta e deri në ditët tona, poezia shqipe erdhi e gjallë përmes interpretimeve brilante të aktorëve profesionistë shkodranë.

Një udhëtim thelbësor i ndjenjave dhe identitetit tonë kombëtar të ndërthurura me poezi, ku interpretuan Justina Aliaj,  Merita Smaja, Rajmonda Marku, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Astrit Fani, Fritz Selmani.  

Pjesë e teatrit poetik u be edhe Kori Polifonik "Prenkë Jakova" që nën drejtimin e maestro Gjon Shllakut i dha muzikalitet të veçantë kësaj mbrëmje.

Teatri poetik risolli në fokus rëndësinë që ka poezia me forcën e saj shprehëse dhe emocionin drithërues që përcjell.

R.D/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?