Rosella Pellicciotti

Artistja e teatrit kërkon ndihmë nga Ministria e Kulturës: Nuk ka projekte për shkak të izolimit, s'kemi asnjë të ardhur bazë

15 Prill 2020, 21:38| Përditesimi: 15 Prill 2020, 21:56

  • Share

Rosella Pellicciotti, performuese, kërcimtare dhe artiste danc-teatri i ka dërguar një e-mail ministres së Kulturës, Elva Margariti, nëpërmjet faqes zyrtare.

Ajo ndan një shqetësim në lidhje me ndihmën ekonomike që do të mundësohet në këto kohë izolimi prej koronavirusit nga vendi ynë.

Në e-mail shkruan se nuk kategorizohet as si biznes as si e punësuar me rrogë pasi punon si freelance e në çdo projekt, 15% e shpërblimit paguhet si taskë.

Në këtë gjendje duke mos u zhvilluar asnjë projekt, ajo dhe shumë të tjerë mbeten pa asnjë të ardhur bazë.

Ajo kërkon nga ministrja që të ngrihet si çështje për shqyrtim, në rast nëse ende nuk është marrë në konsideratë.

Pasi nuk ka marrë një përgjigje, ajo e ka postuar shkimin në faqen e saj personale duke përfshirë kryeministrin Rama dhe Ministrinë e Kulturës.

Besoj nuk jam e vetmja e shqetësuar. Fatkeqësisht nuk arrita të gjeja një adresë e-mail të kryeministrisë. Por ndoshta e lexon dhe kështu”, ka shkruar ajo.

Foto nga postimi i saj

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?