Kultura

Artistja polake i tregon fëmijëve si marrin jetë ‘kukullat’! Punëtori krijuese me artisten polake Monika Filipina

16 Prill, 12:37| Përditesimi: 16 Prill, 14:58

  • Share

Janë fëmijë të moshës 6-8 vjeç, dhe me dorën e tyre  bëjnë ilustrimet dhe mësojnë se si personazhet e tyre të preferuar marrin jetë. Ata ndoqën një punëtori krijuese, nën drejtimin e autores dhe ilustratores polake të librave për fëmijë, Monika Filipina, fituese e çmimeve prestigjioze ndërkombëtare.

“Më pëlqen Llufi, karakter i anumuar që e shoj në Netflix.”, -shprehet një djalë, që i është bashkuar punëtorisë.

“Kam qejf të vizatoj natyrën. Më pëlqen të vizatoj Gokun. Kam dhe një bllok në shtëpi që vizatoj shpesh.”,- thotë një tjetër djalë.

“Kam të preferuar Borërbardhën dhe Hirushen.”, - thotë një vajzë. 

Artistja nga Polonia, e ardhur në kuadër të Javës Kulturore Polake, për "Report TV" tregon lidhur me punën.

“Fokusi im është të ilustroj karaktere kafshësh dhe dua t’u tregoj fëmijëve se si të argëtohen duke krijuar këto karaktere, duke përdorur pikturimin me bojëra uji, duke e përzier me lapsa me ngjyra dhe dua të bëj pjesë të kësaj edhe pak kolazh sepse më pëlqen të përziej teknikat. Shpesh përdor edhe punën digjitale, por jo në këtë punëtori. Sot, do të fokusohemi vetëm në pikturimin me bojëra uji dhe lapsa me ngjyra.”

Ndërsa drejtuesja e Teatrit të Kukullave, Melsi Qirici, tregon se 15 nga 22 fëmijët në punëtori ndjekin kursin e pikturës në Qendrën Kombëtare Kulturore të Fëmijëve.

“Për herë të parë këta fëmijë do të mësojnë si të bëjnë ilustrime të thjeshta me kafshë, të cilat i ka zgjedhur enkas me idenë që janë ato që tërheqin gjithmonë fëmijët dhe ata kanë mundësi të shfrenojnë fantazinë e tyre. Është i pari session në kuadër të Javëve e më tej do të ketë personalitete të tjera, për të mbajtur punëtori që tashmë mbahen çdo javë.”, - thotë Qirici.

Monika Filipina është autore e mbi 50 librave për fëmijë të shkruar dhe ilustruar nga vetë ajo – 11 prej të cilëve të përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës. Ajo është edhe nënë e dy fëmijëve, 6 dhe 8 vjeç. Punëtoria u mbajt në kuadër të Javës Kultuore Polake në Shqipëri.

 

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?