Piktorja Anila Hetoja çel ekspozitën “Natyra” në Muzeun Historik Kombëtar. Rreth 85 tablo të realizuara gjatë viteve të fundit janë ekspozuar për artdashësit në teknika të ndryshme, vaj, akrilik dhe materiale të ricikulueshme, duke pasur në qendër të tyre, natyrën dhe siluetën femërore.
Anila Hetoja" “E kam titulluar natyrë, sepse unë frymëzohem nga natyra. E solla në këtë tetë Mars, për të thënë se ne vajzat, gratë dimë të dhurojmë edhe art”.
Frymëzimet për realizmin e tablove të saj, vijnë nga natyra. Ëmbël nëpërmjet ngjyrave artistja pikturon gratë, vajzat me violinë, zogjtë në natyrë dhe shumë tablo të tjera
Hetoja: “Edhe punimet marrin nga vetja, por nuk jam unë në tablo, por është siluetat e femrës, është gjithësia dhe jeta. Duke qenë se jam femër, kjo më vjen më natyrshëm. Në çdo ekspozitë timen s’ka munguar asnjëherë vëmendja ime ndaj femrës”.
Artistja Anila Hetoja ka ekspozuar brenda edhe jashtë vendit, si në Gjermani, Kanada, ku edhe ka kryer studimet e larta për dizajn dhe art. Ekspozita “Natyra” pas Muzeut Historik Kombëtar do të udhëtojë drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë.