Artizani dibran 'vodhi' në Itali zanatin dhe u kthye në vendlindje, Lulzim Plaku për Report Tv: Punët dekorative shiten, nuk shkoj më në emigrim! Djali më ndihmon

9 Tetor 2022, 11:57| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 12:58

  • Share

Mjeshtërinë për punimet dekorative, Lulzim Plaku e mësoi në Itali, vend në të cilin u largua kur ishte adoleshent si emigrant. Atje punoi për 13 vite, por malli për vendlindjen dhe njërezit që kishte lënë në Shqipëri, e kthyen pas.Atë ç’ka mësoi në emigrim, 37-vjeçari prej 7 vitesh e ushtron në fshatin e tij, në Okshatinë të Bulqizës e kjo punishte tashmë, i është bërë jeta e tij.

“Unë jam Lulzim Plaku nga Okshatina. 37 vjeç. Kam punuar shumë vite në Itali dhe atje u mësova. Nga 2003 deri në 2016 kam punuar në Itali. Pastaj e ushtrova këtë zanat në fshatin tim. Punime dekorative me beton. Në Itali kam ikur në moshën 16 vjeçare. Punova shumë vite në Itali dhe erdha e hapa biznes në vendin tim”, tha Lulzimi.

Punimet e ndryshme dekorative, që nga kafshët, shpendët, shatërvanët, zgarat, parmakët për ballkonet, oxhaqet, e deri tek realizimi i portretit të heroit tonë kombëtar, Skëndërbeut, e kanë bërë atë mjaft të njohur në mbarë zonën dhe në qytetë të tjera të venditr, por edhe përtej kufijve në Maqedoni e Kroaci. Lulëzimi thotë se fitimet që siguron nga puna janë të kënaqshme, por ajo që e lumturon më së shumti është prania e famijes.

“Unë bëj shumë lloje punimesh. Zgara mishi, furra picash. Kollona në shtëpi. Punojmë dhe nëpër shtëpi punime dekorative, furra dekorative. Bëj dhe statuja, Skënderbeun, shqiponjën, luanë. Kemi treg. Çfarë të kenë qejf klientët, i bëjmë. Bëjmë lavamanë, bëjmë shatërvanë, ju bëjmë skulptura. Deri tani kemi punuar mirë. Ka treg. Sikur jemi në fshat, kemi punuar mirë. Nuk e kam në plan të shkoj. Dokumentet i kam, por jam i lumtur këtu me familjen”.

Për të bërë format e ndryshme me material çimentoje, Lulzimi përdor kallëpe të krijuar vetë. Në ndihmë, tashmë i vjen edhe i biri.

Ndihet krenar që këtë profesion artizanal ka arritur që ta trashëgojë.

“Kam tre çuna. I madhi është në klasë të gjashtë dhe më ndihmon shumë. E ka qejf. Me pasion. Punon. Pas shkolle më ndihmon. E bën shumë mirë I prodhoj me kallëpe. Kallëpet i kam sjell nga Italia, por kam prodhuar edhe vetë këtu. Me ilaçe, me rezinë. I prodhoj kallëpet dhe I nxjerr për punë. Ky është kallëpi për shqiponjën”, tregoi Lulzimi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Milazim Qypi.: 10/10/2022 11:04

    Brravo te Qofte. Ne nuke kemi shtetin e duher se shume emigranta do ishim kthyer per te investuar ne vendin tone. Paqe suksese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?