Sikur Sali Berisha të mos dilte në mexhilis, të jepte intervista dhe drejtonte fizikisht fushatën elektorale , do të thosha se ai, e drejton akoma nga ballkoni partinë. Imazhi që Berisha shfaqi gjatë fushatës, ishte ajo e një politikani që është larg realitetit ku jeton sot Shqipëria, bota dhe njerëzimi. Premtonte rritje fantastike dhe imagjinare rrogash, pensionesh, ndihmën ekonomike, madje rritje page edhe për pastrueset e shtëpive të oligarkëve dhe ministrave.
Në pamjen e parë, dukej sikur “nuk lodhej, nuk përtonte të gjezdiste qytetet dhe fshatrat për ti kerkuar atyre votën”. Por në fakt Berisha vazhdonte të mbante fjalime dhe bënte fushatë, sikur ishte akoma në majë të ballkonit, në arrest -shtëpie. Aq e atrofizuar mbetet partia e tij, sa që ata që e rrethojnë, dhe i bëjnë elozhe ditën deri në mesnatë, duken sa qesharakë, aq edhe të pashpresë.
Kjo për faktin sepse nuk janë të lidhur aspak me situatën që po përjeton sot Shqipëria, Bashkimi Europian, Këshilli Europës, dhe rajona të ndryshe në Europë dhe botë. Lufta në pragun e Europës, ka nisur të sjellë reagime krejt të ndryshme nga kanceleritë europiane. Shqipëria nuk është më “qoshja e harruar” e BE-së.
Kemi hapur negociatat, dhe kemi çelur pothuajse të gjithë grupkapitujt testues, të cilat deri në 2030, premtojnë bujshëm anëtarësimin e vendit në BE. Edi Rama, po bën politikën e madhe, duke qenë mjaft i vendosur për ambicjen, dhe ëndërrën e tij europiane.
Takimet e shpeshta të tij në Bruksel, Romë, Berlin, Paris dhe më gjërë, i kanë hapur rrugën vendit drejt Bashkimit Europian. Edi Rama, nuk tutet nga paradoksi që servir prej vitesh Berisha. Politika e mureve, rrugës, politika e sharjeve dhe fyerjeve pa doganë, janë për Edi Ramën e shkuara përbuzëse, që shqiptarët e shkatërruan me votë në 11 Maj 2025.
Të dëgjosh ç’thotë Edi Rama, duket sikur përjeton ëndërrën e bukur të çdo shqiptari, anëtarësimin në BE. Por të dëgjosh ç’thotë Berisha, të duket sikur jeton akoma në 1989 apo 1990. Janë dy botë të ndryshme, janë dy vizione krejt të kundërta. Janë dy politikanë që mes tyre, nuk kanë asgjë të përbashkët. Edi ka vështrimin drejt Brukselit, drejt progresit, drejt lirisë dhe demokracisë amerikane.
Kurse Saliu vjen si e shkuara e hidhur e këtij vendi. Vjen si burimi i çdo shkatërrimi vlerash që ka ndodhur në Shqipëri prej 35 vitesh. Ai vjen si tregues kokëfortë dhe i padiskutueshëm i bëmave dhe gjëmave që kanë përjetuar shqiptarët, për sa kohë qeverisi këtë vend. Berisha e drejton akoma partinë e tij, nga ballkoni i banesës. Ai ende nuk ka vendosur lidhje me realitetin e brëndshëm dhe të jashtëm.
Dhe ky nuk është faji i Edi Ramës, as i kreut të KQZ-së Ilirjan Çelibashit. Aq më keq akoma, ky nuk është as faji i europianëve, që uruan fitoren e 11 Majit të Edi Ramës./Javanews
Komente
