Ka afro 3 dekada, që në Shqipëri u trash korrupsiopni. Madje u kthye në “institucion”, nderkohë që politika nga ku buronte dhe buron ai, është hedhur në ofensivë. “Ta luftojmë korrupsionin, ti shpallim luftë korrupsionit, ju jeni të korruptuar, ju jeni të molepsur në afera korruptive”. Si këto akuza kemi 3 dekada e ca, që dëgjojmë nga politikanët. Disa vetëshpallen “heronjtë e betejës me korrupsionin”, disa e luftojnë atë në heshtje dhe pa bujë. Këta të fundit, mbeten sa produktivë, aq edhe të efektshëm në betejën e përbotshme me korrupsionin. Lufta ndaj tij nuk është as shqiptare, dhe as ballkanike, as europiane dhe as amerikane.
Gjithë qeveritë e botës, e kanë sot betejën me korrupsionin, e cila sjell betejat e tjera me drogën dhe aferat e tjera, si burim i parave të pista. Personalisht mendoj se, në Shqipëri deri sot Edi Rama mbetet i vetmi nga politika që po Lufton korrupsionin. Mbyllja e derës së partisë, refuzimi i avokaturës nga partia, dhe përjashtimi nga çdo ofiq dhe funksion politik, mbetet forma dhe mënyra më brilande e cila siguron hetim dhe gjykim të pavarur ndaj kujdo që vjedh dhe pasurohet me para taksapaguesish. Në 13 vite qeverisje, Edi Rama nuk mbahet mënd, ti ketë dhënë “strehë” apo mbështetje politike askujt që është arrestuar, hetuar dhe gjykuar për korrupsion. Edi Rama, nuk është polic, dhe nuk mund të ruajë askënd nga vartësit e tij.
E rëndësishme është distancimi i tij nga ata që vjedhin dhe abuzojnë me ligjin dhe paratë e shtetit. Por përballë tij qëndron errësira, politika e rrugës, të damkosurit e opozitës së sotme, ish-pushtetarët ë djeshëm, që i vodhën vendit dhe shqiptarëve edhe pllakat e trotuareve sa ishin në pushtet. Shumica e tyre, sot janë objekt i hetimit dhe gjykimit nga SPAK dhe GJKKO, ndaj nuk rreshtin së akuzuari “për afera korruptive” pasardhësit e tyre. Hajdutët e parave dhe pasurisë së shqiptarëve, që notojnë sot në pasuri dhe miliona edhe pse janë në opozitë, llapin çdo ditë në frëngjitë e mediave të paguara nga ata, akuzojnë, por nuk pranojnë akuzat e SPAKU-t, gjykojnë, por nuk pranojnë vendimet e GJKKO-së për krimet dhe vjedhet e tyre. Atëhere, kush e lufton korrupsionin në Shqipëri ?
Ata që e inkurajojnë drejtësinë ti shkojë deri në fund hetimit dhe gjykimit për çdo të arrestuar, apo ata që u tremben hetimeve dhe gjykimeve, duke u mbrojtur pas mandatit dhe postit të kryetarit të partisë ? Kush e lufton korrupsiopnin në Shqipëri, ata që ofendojnë dhe shajnë me libër shtëpie prokurorët dhe gjyqtarët, për ti shpëtuar ndëshkimit, apo ata që përkrahin drejtësinë e re, në misionin e nisur për ndëshkimin e çdo të arrestuari dhe akuzuari për afera korruptive ? Nuk është e vështirë të identifikosh sot, ata që janë vërtetë kundër korrupsionit, dhe ata që fshihen pas “betejës” me gjoja “të korruptuarit me pushtet”.
Nuk ka shumë rëndësi, nëse ke apo jo pushtet, për të dalluar hileqarin, nga pjesa tjetër që luftën ndaj korrupsionit e ka domosdoshmëri të ekzistencës saj politike dhe qeverisëse. Opozitën e sotme, askush nuk e beson se, “ e ka seriozisht luftën e saj ndaj korrupsionit” derisa krerët e saj, nuk janë të gatshëm të hetohen, gjykohen dhe përballen me ligjin. Beteja e tyre, është sot me çdo prokuror dhe gjyqtar që i komunikon akuzën dhe vendimin e dënimit, për vjedhjet dhe abuzimet e bëra./Javanews
Komente
